• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E kallëzoi në SPAK, ish deputeti i PD shpërthen ndaj Metës: Është e keqja e këtij vendi, vetëm ka vjedhur. LSI koorporatë, na la 100 vite prapa

by Java News
07/06/2022 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- depuiteti Halit Valteri, i cili së fundmi ka bërë një kallëzim në SPAK për presidentin aktual Ilir Meta, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk” në Top Channel.

Valteri deklaroi se këtë kallëzim e ka bërë pasi siguroi disa dokumenta zyrtare, ndërsa shtoi se po e bën për të mirën e vendit.

Më tej Valteri shtoi se ky nuk do të jetë denoncimi i fundit, dhe paralajmëroi se në javët në vijim do të denoncojë edhe një deputet aktual, i cili në të shkuarën ka qenë ministër, duke mos e bërë të ditur identitetin e tij.

Valteri u shpreh se Meta është e keqja e këtij vendi dhe e ka lënë vendin tona 100 vite pas me sistemin që ka krijuar.

Halit Valteri: Të isha për tu përdorur politikisht, mund të isha përdorur kohë më parë, për Metën jo si person, por si figurë politike kam një antipati, është e keqja e këtij vendi dhe me sistemin dhe partinë korporatë që ka krijuar e ka lënë 100 vite pas vendin tonë.

Është një nga shkaktarët që kudo ku ka shkuar e ka shfrytëzuar vetëm për të vjedhur e për të shkatërruar vendin. Është i vetmi politikan që ka jetuar kaq gjatë dhe sot hiqet si burrë i mirë dhe si baba i kombit. Është mendimi im personal.

Koha kur im atë dhe familja ime privoheshin nga e drejta e fjalës ka marrë fund në 1990, është i lirë të marrë nisma ligjore.

Denis Dyrnjaja: Përse vendose të kallëzosh Metën në SPAK në fund të mandatit?

Halit Valteri: Kjo është më shumë rastësi, nuk është arsyeja që po largohet nga posti i tij. Arsyeja është se jam kontaktuar nga një koleg i juaji austriak dy javët e fundit, që më ka nisur me e-mail disa dokumenta për presidentin e vendit tim. Isha skeptik tek kjo pjesa se mendova mos është një “Gjueti shtrigash”, por ai mi dërgoi se isha i vetmi person që isha marrë duke denoncuar këtë pjesë dhe kur pashë materialet thashë pse jo ti bëj një shërbim vendit tim.

Unë nuk e kam për herë të parë denoncimin dhe ky nuk do të jetë i fundit. Javën që vjen kam një denoncim tjetër për një zyrtar tjetër. Janë tre dosje që po hetohen dhe ka materiale dhe shpresoj që drejtësia të vihet në punë e të mos lihet në pluhurin e harresës. Ky person është një deputet aktualisht dhe një ish-ministër.

Dyrnjaja: Bashkë me kallëzimin për presidentin, keni bashkëlidhur edhe një kallëzim për Kryemadhin dhe Tavo. Çfarë rolesh kanë secili nga ato?

Valteri: Për Kryemadhin si kryetare e LSI-së, që duhej të kishte transparencë me fondet, flitet për 900 mijë euro dhe jo vetëm kaq.

Tavo si pikë takimi, financues pasi ka krijuar të gjithë skemën. Shpresoj të merren në pyetje./m.j

Next Post
Ja 4 shenjat e horoskopit që duan vetëm t’i kritikojnë të tjerët

Dita, data, muaji dhe ngjyra e preferuar për çdo shenjë të horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In