Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në buzë oqeanit në arkipelagun Fernando de Noronha.
Mësohet se një turiste e cila pa një peshkaqen të vogël, dhe menjëherë tentoi të bënte një foto me të.
Ajo e kapi dhe e nxori nga uji grabiqarin e vogël, por e pësoi keq. Peshkaqeni e kafshoi në gisht dhe 35 vjeçarja u detyrua që të bënte disa qepje.
Përveç kësaj, autoritetet braziliane e kanë gjobitur me 6 mijë dollarë për mizori ndaj peshqve. /b.d










