• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E ka përdorur vetëm një plakë!” – Në 15 ditë, 240 makina ngelin në kolaudim pasi ulën kilometrat

by A R
03/09/2022 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet në teknikën e kolaudimit të makinave kanë nxjerrë në pah abuzimet e theksuara që bëjnë tregtarët e makinave me uljen e kilometrave të automjeteve që shesin. Siç duket edhe në fotot e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, janë një mori rastesh kur gjatë kolaudimit është zbuluar se makinave i është ndryshua odometri, (matësi i kilometrave që makina ka të instaluar). Pas konstatimit të kësaj anomalie, teknikët i kanë kërkuar pronarëve të makinave që të tregojnë kilometrat e vërteta që kanë automjetet dhe më pas të mund të marrin certifikatën e kontrollit teknik.

Së fundmi 240 mjete nuk e kanë kaluar testin e kontrollit teknik në vetëm 15 ditë, që nga fillimi i implementimit të Certifikatës së re të Kontrollit Teknik, si pasojë e ndërhyrjeve abuzive në odometër. Të gjitha mjetet që rezultojnë me anomali në odometër, me kavo të këputur, me matësa difektoz, do të pajisen me certifikatë kolaudimi vetëm pas rregullimit dhe përditësimit të statusit të kilometrave, si edhe do t’u shënohet historiku real në certifikatë! Kjo e dhënë do të jetë publike duke filluar nga Janari 2023, për çdo të interesuar që kërkon të informohet për një mjet që do të blejë.

Nga janari 2023, çdo mjeti (i përdorur/me km) do targohet për herë të parë vetëm pas leximit me mjete inteligjente dhe dokumentimit në sistem të statusit real fillestar të odometrit.

Njoftimi i bërë nga DPSHTRR:

‼️Epoka kur kolaudimi mbyllte sytë te ulja e kilometrazhit ka marrë fund‼️❌
2️⃣4️⃣0️⃣ mjete nuk e kanë kaluar testin e kontrollit teknik/janë refuzuar në vetëm 15 ditë, që nga fillimi i implementimit të Certifikatës së re të Kontrollit Teknik, si pasojë e ndërhyrjeve abuzive në odometër! 
 Të gjitha mjetet që rezultojnë me anomali në odometër, me kavo të këputur, me matësa difektoz, do të pajisen me certifikatë kolaudimi vetëm pas rregullimit dhe përditësimit të statusit të kilometrave, si edhe do t’u shënohet historiku real në certifikatë!
Kjo e dhënë do të jetë publike duke filluar nga Janari 2023, për çdo të interesuar që kërkon të informohet për një mjet!
DPSHTRR mirëkupton rastet kur zotërues të mjeteve rrugore trashëgojnë një status që është abuzuar nga shitësi apo zotërues të mëparshëm, ndaj edhe NXISIM qytetarët që të denoncojnë më tej në polici e në organet kompetente nëse janë mashtruar apo gënjyer në aktin e shitjes e në çmim!
⛔️ Stop uljes së kilometrave!
⭕️ Ndal spekullimit me odometrin!
⚠️ Sistemi i ri përditëson statusin e kilometrazhit dhe nxjerr historikun!
❌ Kush abuzon NGEL në kolaudim!
DPSHTRR mirëpret rikontrolle vullnetare mjetesh për verifikim të kilometrazhit dhe INKURAJON konsumatorët, subjektet, blerës potencial në treg, që të verifikojnë historikun e mjetit rrugor përpara çdo transaksioni! 
Gjithashtu nga Janari 2023, çdo mjeti (i përdorur/me km) do targohet për herë të parë vetëm pas leximit me mjete inteligjente dhe dokumentimit në sistem të statusit real fillestar të odometrit!
DPSHTRR DO RAPORTOJË TEK HOMOLOGËT E VENDIT TË ORIGJINËS ÇDO RAST!
 DPSHTRR, gjithmonë në kërkim të rritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimit për qytetarin, mbrojtjes së konsumatorit e të tregut automotiv, si edhe standardizimit të proceseve e sistemeve të kontrollit të flotës dhe të shërbimeve të transportit rrugor në Republikën e Shqipërisë!

/a.r

Next Post
Meta ndan foton nga ngjitja në mal: Sa më e fortë malorja, aq më i lartë vetëbesimi

Meta ndan foton nga ngjitja në mal: Sa më e fortë malorja, aq më i lartë vetëbesimi

Comments 1

  1. pete says:
    3 years ago

    bravo kolaudim plus ” leket” te kroskoti, si ndihme e vyer……

    Reply

Leave a Reply to pete Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

I vendosën eksploziv në makinë, shoferi në Konispol e pikas në kohë dhe ndalon

February 6, 2026
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

February 6, 2026
Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

February 6, 2026
Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

February 6, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

February 6, 2026
Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

February 6, 2026
Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

February 6, 2026
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

February 6, 2026
Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In