• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“E ka harruar të fejuarin, po ngatërrohet me…” Letra e partizanes për historitë në çetat e luftës

by A R
25/05/2017 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Letra e partizanes, Naxhie Duma, me pseudonimin “Furtuna” drejtuar Shtabit të Përgjithshëm për imoralitetin që kishte pushtuar çetat partizane.

Një letër e partizanes me pseudonimin “Furtuna”, të cilin e mbante Naxhie Duma, mbërriti pranë Shtabit të Përgjithshëm të LANÇ-t, në vjeshtën e vitit 1943.

Ajo paraqet imoralitetin që kishte pushtuar brigadën, ku infermieret partizane, guzhinieret e krerët e batalioneve ishin ngatërruar mes tyre në marrëdhënie imoraliteti, duke u kthyer në pengesë për mbarëvajtjen e planeve të luftës. Letra pasqyron lidhjet me emra e mbiemra dhe situatën e vështirë që ishte krijuar në atë brigadë.

Letra

Në kohët e fundit është vënë re një shkarje e fortë nga vija e moralit. Me dhimbje ju them se puna paraqitet deri diku serioze. Eleni P. e fejuar legalisht pas shumë peripecirash me Theodhoraq S., ka bërë pjesë në një grup të partisë. Mbasi dolli në ilegalitet shkoi të shërbejë pranë një infermierie sefte në Shën Prodhron e më vonë në Kushovë. Atje ngatërrohet me një infermier dhe ky grupist. Puna shkon përherë duke u trashur deri sa zonjusha e harron Thofin e jeton pranë këtij të dytit. brigada-e-pare-sulmueseTash kjo gjë është marrë vesh në tërë fshatin, ku ish ajo, pse s’kish mbetur njeri pa parë ndonjë skenë. Nuk ka mbetur gjë tjetër, veçse ta fluturojmë jashtë organizatës.

Por kjo ka qënë shumë e zgjuar, e ndjeu që larg gabimin e saj e për të pasur një shtyllë ku mbështetej i afrohet Nexhipit dhe ay pa një pa dy bie në kurth të sajë. Këtë punë ajo e ka bërë me plot koshiencë, pse ka menduar se kjo do të ish e vetmja rrugë shpëtimi për të.

Nexhipi ka shkelur në dërrasë të kalbur se këtë mes shoku i dinte mirë konditat e asaj e ka qënë ky ay që ka tentuar mbas atyre që thotë Eleni. S’mjafton kaqë për Nexhipin. Ay shok përherë nuk ka qënë korrekt në këtë pikë. Në shtab kishte gjithmonë të prefereuarën e tij që një herë bëhej sekretare private si Dhimitra, një herë tjetër infermiere si Petrina Sh. e herë tjetër si guzhiniere e ku di unë… Këto të gjitha janë parë keq prej kujtdo. Eleni P. do të kërkojë me insistim që masat të merren të njëllojta edhe karshi Nexhipi.

Tjetër histori. Petrina Sh. dhe kjo infermiere dhe e fejuar dhe Nesti Nasen ngatërrohet keqas me Arzen L. Në një mënyrë të bujshme kasolleve dhe ferrave. Arseni anëtar partie e kjo e re komuniste. Dhora L. dhe kjo një tip me nerva  të shkatërruara i vihet mbrapa Jorgo P. lë punën e bëhet lojë e të gjithë fshatarëve. Të gjithë këto hidhen jashtë organizatave…

Më poshtë botohet faksimile e letrës së partizanes “Furtuna”./27.AL

Next Post
Rrëmbimi i vajzave për nuse ende traditë masive në 17 vende

Rrëmbimi i vajzave për nuse ende traditë masive në 17 vende

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

March 16, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In