• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E josh për seks e më pas i vendos gjobë, prangoset banda që i ngriti kurthin

by Java News
31/03/2017 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 30-vjeçar është joshur seksualisht nga një femër e saponjohur dhe ka pranuar pa mëdyshje ftesën për të shkuar në shtëpinë e saj. Por e gjitha ka rezultuar nje kurth dhe gjobevenesit kane rene ne pranga. Pas arrestimit, të tre të dyshuarit kanë pranuar kurthin e ngritur ndaj të dëmtuarit A.Xh. dhe kanë rrëfyer me detaje edhe rolet e tyre në histori.

Referuar kërkesës për gjykim, i pandehuri Marim L. e pranon faktin se ka qenë ai që i ka kërkuar Oligertës ta marrë në telefon kallëzuesin A.Xh. me telefonin e tij, por thekson se kjo histori është bërë për një shumë prej 5 mijë lekësh, që, sipas tij, A.Xh. ia kishte marrë borxh disa kohë më parë. Ai ndihet i penduar për veprimin e kryer.

E pandehura Oligerta B., e pyetur si e tillë, ka shpjeguar se e pranon faktin ashtu siç është shpjeguar, por thekson se ka hyrë në histori për të ndihmuar Marimin, i cili i kishte thënë se kallëzuesi A.Xh. i kishte marrë lekë borxh.

Pranon faktin se Marimi i ka kërkuar shumën prej 280 eurosh, por e ka dëgjuar këtë fakt nga dhoma tjetër e shtëpisë. Gjithashtu, ajo shpjegon se Marimi e ka kanosur A.Xh. me një thikë, fakt të cilin e ka mësuar nga Marimi, i cili i ka thënë asaj se në momentin që po prisnin A.Xh. të sillte lekët te taksia, ka ardhur një patrullë policie. Ai i kishte thënë se e kishte hedhur thikën që kishte me vete dhe policisë i kanë thënë se po prisnin një person. Ajo ndihet e penduar për veprimet e kryera.

I pandehuri i tretë i dosjes, Edmond S., në fazën e hetimeve ka shpjeguar se bisedën për t’i marrë lekët A.Xh., Oligerta dhe Marimi e kanë bërë fshehtas tij dhe se ai e ka marrë vesh këtë gjë nga Marimi, pasi ata të dy e kishin kryer bisedën.

Ai pranon se ka qenë prezent në momentin kur A.Xh. ka qenë në shtëpinë e tij bashkë me Oligertën, por thekson se ai u ka kërkuar dhe Marimit dhe kallëzuesit të dilnin nga shtëpia. Ai ndihet thellësisht i penduar, por shpjegon se nuk ka pasur dijeni për shumën e lekëve që i është vënë si gjobë kallëzuesit A.Xh.

ma.me

Next Post
Gati kësti i 7 për ish të përndjekurit politikë

Ish të përndjekurit, emrat që do përfitojnë këstin e parë e të dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com