• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

E jashtëzakonshme: Ushtari pa këmbë i kthehet jetës (VIDEO)

by
26/07/2015 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me koncentrim të thellë në fytyrën e tij, Rick Clement shihet duke i bërë hapat e lëkundur njëri pas tjetrit.

Duke u mbështur në mbajtëset anësore, ky është një moment i jashtëzakonshëm kur rreshteri i ushtrisë me vendosmëri e bën hapin e tij të parë, që kur është ndarë në dysh nga bomba talibane, transmeton Klan Kosova.

Pasi ka menduar se nuk do të jetë në gjendje të ecë përsëri, heroi i luftës afgane tregon vendosmërinë e çeliktë që e bëri atë një udhëheqës të dekoruar, derisa i merr hapat fillestarë pesë vjet pasi i humbi të dyja këmbët në një shpërthim bombe.

Ushtari 35 vjeçar, i cili e ka vuajtur si martesën po ashtu edhe divorcin që kur është kthyer në shtëpi nga Afghanistani, tani shpreson ta përmbushë ëndrrën e tij të ecjes.

Duke e përshkruar veten si ‘Robocop’, ai ka thënë se dëshiron që t’ia ofrojë vetes ‘çdo shans’ të jetës, pasi e ka postuar një video ku shihet duke e bërë hapin e parë rreth ëndrrës së tij, me ndihmën këmbëve mekanike në vlerë 50 mijë dollarë.

Rick i është bashkuar ushtrisë në moshën 17 vjeçare. Ai ka shërbyer në batalionin e parë kur i ka marrë lëndimet që do t’ia ndryshonin jetën në maj të vitit 2010.

Kur ai është kthjellur, i është thënë se më kurrë nuk do të jetë në gjendje të bëjë fëmijë ose të ketë marrëdhënie seksuale, meqë organet e tij gjenitale gjithashtu ishin dëmtuar në mënyrë katastrofike.

Pasi u kthye në Britani, ai e filloi rrugën e gjatë të shërimit dhe madje u martua me të dashurën e tij prej shumë vitesh, Leanne Isaacs, e cila u betua të qëndrojë pranë mashkullit të saj ‘perfekt’, pavarësisht lëndimeve të tij dërrmuese.

Ata e kanë blerë edhe një shtëpi të re të madhe, e cila përshtatet me gjendjen e tij fizike, duke i shfrytëzuar paratë e fondit të kompenzimit të tij, në vlerë prej 575 mijë dollarëve.

Por, pas dy vitesh martese, ata kanë vendosur të ndahen, pasi siç kanë deklaruar, më shumë e shihnin njëri tjetrin si motër e vëlla. Bashkëshortja ka deklaruar se ai nuk ishte më i njëjti njeri prej kur u kthye nga lufta.

Tash, me ndihmën e këmbëve mekanike në vlerë prej 50 mijë dollarë, ushtari trim i ka bërë hapat e parë në Qendrën e Specializimit dhe Rehabilitimit në Preston.

“Kam qenë i rrethuar nga djem që kanë garuar për maratona, që kanë notuar dhe janë ngjitur nëpër mure. Kjo e ka ndryshuar mendimin tim”.

“Unë mendova: Nëse ata mund ta bëjnë, edhe unë do të mundem”.

“Kjo ishte një gjë pothuajse e pamundur në fillim, por teknologjia ka ecur shumë përpara”.

“Nuk është një gjë totalisht e sigurt, por ekziston një mundësi e qartë që unë do të mund të eci përsëri në njëfarë formë”, ka deklaruar ai për Big Issue.

Kjo trimëri e tij është duartrokitur jo vetëm nga familja dhe miqtë e tij, por edhe nga disa milionë përdorues të rrjeteve sociale, duke e shpërndarë historinë ë tij anembanë botës, transmeton Klan Kosova.

78 510 218

Next Post

E dinit historinë e Shkëndije Mujas? Ja si e tregon ajo (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com