• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“E imja ose e askujt”, i riu i fiksuar pas gruas 14 vite më të madhe i shkon në banesë…

by A R
30/07/2018 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“E imja ose e askujt tjetër”, përfundon në pranga i riu nga Kosova, që udhëtoi 282 km rrugë për t’i shprehur dashurinë gruas shkodrane. Prej gati një viti, ai ishte i fiksuar pas një gruaje 37- vjeçare në qytetin e Shkodrës dhe për këtë arsye kishte udhëtuar nga Vushtrria për t’i shprehur dashurinë. I ndodhur përballë refuzimit të shkodranes, i riu kishte marrë dhe armë me vete për ta kërcënuar. Besnik Hyseni nuk reshte prej një viti, duke tentuar me të gjitha mënyrat që të bënte për vete 37-vjeçaren e divorcuar.

Pasi kjo e fundit e ka refuzuar çdo herë, 23- vjeçari nga Vushtrria ka thyer çdo pritshmëri të shtetases A.G., banuese në Shkodër, në dalje të lagjes “Rus” përgjatë rrugës që të çon te Komisariati i Policisë. Hyseni ka pritur deri pas mesnate dhe me një pistoletë në dorë, është futur brenda banesës ku jeton 37- vjeçarja.

Sapo është futur brenda oborrit të shtëpisë private, sipas burimeve policore, Besnik Hyseni i është drejtuar asaj me fjalët “ose je e imja, ose e askujt tjetër”. Gjatë gjithë kohës i është drejtuar me shprehje të tilla, duke e kërcënuar që të pranonte të krijonte lidhje intime me të.

E gjendur e pambrojtur dhe me armën në dorë, një pistoletë tip “Zastava” që mbante kosovari, 37-vjeçarja ka njoftuar menjëherë Policinë. Një patrullë ka qëlluar afër vendit të ngjarjes dhe ka shkuar me shpejtësi, duke bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm në flagrancë të shtetasit Besnik Hyseni.

Edhe para policëve, në dëshminë e tij, 23-vjeçari nuk e ka fshehur dashurinë dhe fiksimin e tij të çmendur që ka për gruan shkodrane. Kjo e fundit ka treguar sesi prej një viti, ky shtetas e ka përndjekur me të gjitha format duke arritur deri në ekstrem, duke iu futur brenda shtëpisë me një armë në dorë.

Pas reagimit të shpejtë të Policisë, shtetasi Besnik Hyseni u arrestua, ndërsa në cilësinë e provës materiale iu gjet edhe pistoleta tip “Zastava”, që iu sekuestrua.

“Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 02:00 ka hyrë me një armë zjarri tip pistoletë në oborrin e banesës së shtetases A. G., e cila ka telefonuar Policinë dhe falë reagimit të shpejtë të saj, është arrestuar në flagrancë brenda banesës së shtetases së lartpërmendur, ku iu gjet edhe arma e zjarrit pistoletë tip ‘Zastava’, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, bëhet e ditur nga ana e Policisë.

Nga sa mësohet, Besnik Hyseni nuk e ka dhunuar dhe as kërcënuar 37-vjeçaren, por vetëm i ka thënë shprehje të tipi “ose je e imja, ose e askujt tjetër”. Ende nuk dihen rrethanat e njohjes së 23- vjeçarit nga Kosova me gruan nga Shkodra, por dyshohet se kjo ka ardhur përmes rrjeteve sociale.

37-vjeçarja A.G jeton vetëm me dy fëmijët e saj, ndërsa është e divorcuar. Besnik Hyseni është i dyshuar për veprat penale “Përndjekja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./Panorama

Next Post
“Na torturonte seksualisht”, mafiozi masakrohet nga tre vajzat e tij adoleshente

"Na torturonte seksualisht", mafiozi masakrohet nga tre vajzat e tij adoleshente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banka e Shqipërisë e mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%, Sejko: Rritja e çmimeve vjen nga importet!

Banka e Shqipërisë e mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%, Sejko: Rritja e çmimeve vjen nga importet!

November 3, 2026
Protesta e studentëve, një grup marshon nga Politekniku te Ministria e Arsimit! Momente tensioni edhe me Policinë

Protesta e studentëve, një grup marshon nga Politekniku te Ministria e Arsimit! Momente tensioni edhe me Policinë

November 3, 2026
Në romancë me një avokat italian/ Moderatori i zbulon lidhjen Beniada Nishanit: Do ta nxjerr…!

FOTO/ Momenti romantik nga dhoma e gjumit, Beniada Nishani publikon për herë të parë partnerin!

November 3, 2026
Kryeministri Tofan: Moldavia dyshon se pas sulmit të madh kibernetik qëndron një aktor i huaj shtetëror

Kryeministri Tofan: Moldavia dyshon se pas sulmit të madh kibernetik qëndron një aktor i huaj shtetëror

November 3, 2026
Plani i Rritjes i BE/ Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Plani i Rritjes i BE/ Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

November 3, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Rama e Veliaj, ende vëllezër, por tani si Kaini dhe Abeli

November 3, 2026
Republika popullore e protestës

Veliaj dhe Rama, nga miqësia te skizma politike

November 3, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

November 3, 2026
“Nëse vazhdon kështu, deri vitin tjetër…”- Rama në Samitin e “Euronews”: Po punojmë fort për të mbyllur negociatat me BE deri në fund të 2027! Fat i madh që…

“Unë jetoj për ndryshimin, por…”- Rama për protestat: Policia ishte pala më e dëmtuar, pati dyfish më shumë të plagosur! (VIDEO)

November 3, 2026
Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i zhvatjes me Call-Centera, kontrolle edhe në Shqipëri! SPAK pjesë e operacionit të Eurojust, ja si u zbuluan dhe sekuestrimet

Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i zhvatjes me Call-Centera, kontrolle edhe në Shqipëri! SPAK pjesë e operacionit të Eurojust, ja si u zbuluan dhe sekuestrimet

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In