• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘E hëna e zezë’ me 5 viktima nga aksidentet! Rrugët u përgjakën në Tiranë, Durrës, Fier dhe Gjirokastër

by A M
17/02/2025 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrugët u përgjakën këtë të hënë të 17 shkurtit nga aksidentet, që lanë pas 5 viktima.

Dita nisi me një aksident të rëndë në autostradën Tiranë-Durrës. Katër persona ishin nisur për në punë që prej orëve të para të mëngjesit, kur drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësen.

28-vjeçari dhe 3 pasagjerët dolën për të parë dëmet në mjet, por një tjetër makinë i përplasi në rrugë. 28-vjeçari Gëzim Muçaj humbi jetën në vendngjarje, ndërsa 3 pasagjerët u dërguan në Spitalin e Traumës për mjekim.

Mesdita shënoi një tjetër aksident të rëndë, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, në hyrje të Gjirokastrës, me pasojë vdekjen e dy personave. Një automjet tip Volkswagen Cady”, me drejtues shtetasin Panajot Kalanderi, 58 vjeç, banues në Gjirokastër, dhe pasagjer 41-vjeçarin Shefki Salaria, u përplasur me një automjet të Ushtrisë, drejtuar nga një 54 vjeçar banues në Tiranë. Ky i fundit u dëmtua lehtë dhe u dërgua në spital, ndërsa humbën jetën dy personat e mjetit tjetër.

Pasditja shënoi një tjetër aksident të rëndë. Dy mjete u përplasën në fshatin Suk të Fierit, pasi disa bagëti ju prenë rrugën. Për pasojë, humbi jetën çobani i identifikuar si Festim Gllava, ndërsa ngordhën edhe të paktën 30 krerë bagëti. Nga përplasja e fortë e dy makinave u plagosën rëndë edhe drejtuesit, të cilët u dërguan në spital.

Në mbrëmje, aksidenti i radhës ndodhi në Thumanë. Një automjet ka aksidentuar për vdekje një 36-vjeçar duke shënuar viktimën e pestë nga aksidentet këtë të hënë.

Next Post
Si do shkrihet SPAK? Ristani sqaron deklaratën e Berishës…

Si do shkrihet SPAK? Ristani sqaron deklaratën e Berishës…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca zbuloi mbi 20 mijë pishina private të padeklaruara përmes inteligjencës artificiale, por asnjëra nuk u prish. Ja sa u gjobitën

Fëmijë që mbyten, zyrtarja e Vrojtuesve të Plazhit: Ne kemi rol edukues, përgjegjësia…

June 22, 2026
Tensionet me Kinën, Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Tensionet me Kinën, Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

June 22, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Do rritet floriri”, Meri Shehu: Fejesa dhe bashkëpunime të rëndësishme

June 22, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

20 arsye për të mos dhënë dorëheqjen

June 22, 2026
Kryetarja e PS Shkodër reagon ndaj Spiropalit: Pastrimi i partisë të nisë nga ty!

Kryetarja e PS Shkodër reagon ndaj Spiropalit: Pastrimi i partisë të nisë nga ty!

June 22, 2026
Gazetari rus që zbuloi lidhjen e Putinit me Kabaevën, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni

Gazetari rus që zbuloi lidhjen e Putinit me Kabaevën, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni

June 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Popullariteti i protestës ka forcuar më shumë antisemitizmin se sa opozitarizmin në Shqipëri

June 22, 2026
Qitje luftarake në bregdetin e Vlorës, Bashkia: Ndalohet lundrimi e peshkimi në këto zona

Qitje luftarake në bregdetin e Vlorës, Bashkia: Ndalohet lundrimi e peshkimi në këto zona

June 22, 2026
Pretendime për “komplot” zgjedhor në Kolumbi, hidhen akuza mbi Izraelin

Pretendime për “komplot” zgjedhor në Kolumbi, hidhen akuza mbi Izraelin

June 22, 2026
24 vite burg për ish-ministrin, skandali i korrupsionit gjatë Covid-19 trondit politikën e Madridit

24 vite burg për ish-ministrin, skandali i korrupsionit gjatë Covid-19 trondit politikën e Madridit

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In