• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E goditi tre herë me thikë në fyt! 23-vjeçari e mbajti trupin e Ilarias 20 orë në shtëpi, e ëma e autorit pretendon se…

by A R
04/04/2025 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja zbulohen nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali, Ilaria Sula. Autor i ngjarjes është ish i dashuri i vajzës, 23-vjeçari filipinez Mark Samson. Sipas mediave italiane, ai e goditi me thikë tre herë në fyt, plagë të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme 22-vjeçares natën e 25 marsit, pikërisht kur u denoncua e zhdukur nga familjarët.

Më pas Mark Antony Samson mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen tjetër fshehu trupin e 22-vjeçares, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpi, ndoshta për të zgjidhur problemet e lidhjes së tyre, e cila sipas raportimeve të mëparshme kishte marrë fund.

Në momentin e krimit, Samson kishte në shtëpi edhe prindërit, të cilët ende nuk dihet se çfarë roli kanë pasur. Por, mediat italiane shkruajnë se 20 orë ose më shumë, të mbuluara me mister, gjatë të cilave trupi i të resë u mbajt i fshehur, janë të mjaftueshme për të rënduar dyshimet për prindërit e tij.

Roli i prindërve

Pas krimit, 23-vjeçari futi trupin në një valixhe dhe e hodhi në një zonë të pyllëzuar. Për hetuesit duket e pamundur që Samson ta ketë ngarkuar trupin i vetëm në makinë pa pasur ndihmë.

“Unë nuk isha atje”, ka deklaruar babai i Mark para hetuesve.

Ndërsa e ëma ka deklaruar se ishte duke fjetur.

Është sekuestruar makina dhe po kryhet kontrolle në banesën ku ndodhi krimi në rrugën Homs, si dhe është sekuestruar telefoni i të riut.

Autopsia

Përveç tre plagëve me thikë, autopsia e kryer dje në institutin e mjekësisë ligjore Sapienza u fokusua në plagë sipërfaqësore që i atribuohen një sherri. Me pak fjalë, Ilaria ka tentuar të mbrohej. Gjaku i gjetur në dhomën e 23-vjeçarit është i tij. Gjurmët shumë të vogla në krahasim me plagët e shkaktuara, tregojnë se dhoma është pastruar. Nga kush dhe kur është një tjetër pyetje që hetuesit po kërkojnë t’i japin përgjigje.

Sa orë qëndroi trupi në shtëpinë e tyre? Nëse udhëtimi për ta hequr qafe është në pasditen e 26 marsit, në çfarë ore është ngarkuar në makinë? Logjika sugjeron gjatë mbrëmjes së 25 marsit, për të mos u vënë re. Por në ato orë zhurmat e dyshimta duhet të ishin më të dëgjueshme, sidomos në një shtëpi të vogël si ajo në Rrugën Homs.

“Ishte një moment, e humba mendjen, nuk doja ta vrisja. Kërkoj falje për atë që bëra”, tha 23-vjeçari për hetuesit.

Akuzat

Samsoni akuzohet për vrasje me dashje dhe për fshehje të kufomës. Autori nuk tha asgjë për rolin e prindërve të tij. Por hipoteza është se, ndërkohë që prindërit e Ilarias po e kërkonin, ata të Markut po mbulonin djalin e tyre. Jo vetëm në ato njëzet orë, por për të gjithë javën.

Next Post
‘Plasi” brenda PL-së? Meta tha se strukturat janë inekzistente, i përgjigjet nënkryetari Braimllari: Pallavra

Braktisi Metën për Ramën, Brahimllari: Lista e opozitës tregon se nuk kërkon rotacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In