Një grua ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në rrethin e Librazhdit duke shënuar kështu një fatkeqësi për familjen.
Mësohet se Liri Skura, 30 vjeç, është goditur nga një rrufe që kanë shoqëruar sot motin e keq.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pishkash, ndërkohë që bëhet e ditur se Skura ishte brenda në banesë sëbashku me dy fëmijët e saj kur është goditur nga rrufeja.