• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E gjithë PD në aksion, pro platformës kineze TikTok! Flet edhe Zhupa: Po na vritet liria e fjalës!

by A R
22/12/2024 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Gazment Bardhit pro platformës kineze, ka ardhur edhe avokatia e radhës nga selia blu.

Në një postim të fundit në rrjetin social Facebook, Ina Zhupa, deputete dhe anëtare e opozitës, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Kryeministrit Edi Rama për të mbyllur TikTok, duke e quajtur këtë një “vrasje të lirisë së medias” dhe një përpjekje për të fshehur dështimet e qeverisë.

Ajo thekson se kjo kërkesë është një masë represive ndaj lirisë së shprehjes dhe se vendimi është motivuar nga arsye elektorale, duke synuar të kufizojë përdorimin e TikTok nga aktivistët dhe opozita për të mobilizuar qytetarët dhe për të nxitur transparencën.

“Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë! Rama, “vrasësi” i lirisë së medias, që kërkon të fsheh gjurmët pas një vrasje.  Shfrytëzues i një vrasje, jo për të marr përgjegjësi për dështimin e arsimit, por për të kryer “vrasjen” e vet që kishte kohë që e mendonte.

Asnjëri, as viktima, as autori nuk kishin llogari në Tik Tok. Sherri as nuk nisi as nuk u konsumua në Tik tok. Por sikur rasti konkret të ishte nga përdorimi i Tik Tok përsëri detyrimi do ishte i masave propocionale.

Çdo masë kufizuese duhet të jetë proporcionale me qëllimin që synon të arrijë. Një ndalim total i TikTok-ut është masë represive ndaj lirisë së shprehjes, sidomos nëse problemet mund të adresohen me masa si edukimi digjital, vendosja e filtrave të sigurisë ose rregullimi i përmbajtjes.

Koha e këtij vendimi është tregues qartë se interesi elektoral është motivi i vërtet i kërkesës antikushtetuese për mbylljen e një media sociale, platforme komunikimi si Tik Tok.

Ajo që fshihet realisht është paramendimi i hershëm i kësaj vrasje, për arsye elektorale, e cila ishte menduar se do të kryej nga Komisioni për Dizinformimit, si masë nga “lufta e armiqve të huaj”

Rama, nisi komisionin e dizinformimit pikërisht me qëllimin që nga puna e tij do dilte nevoja për të mbyllur Tik tok, e çdo medium që nuk i pëlqente për kohën e fushatës elektorale. Shkatërrimi i besueshmërisë së atij komisioni nga forca e kundërshtimit të opozitës, dyshimet e shoqërisë civile dhe vëzhgimi i ndërkombëtarëve dukej se ja dështoi planin fillestar. Ai komision e ka marr damkën ndaj duhej një formë tjetër për të arritur qëllimin e paracaktuar në kohën e shpejtë të fushatës.

Koha erdhi, komisioni s’kishte avancuar, shfrytëzimi i vrasje ishte mundësia që pa Rama për të arritur vrasjen e paramenduar të lirisë së shprehjes në Tik Tok.

Tik Tok është një platformë që përdoret efektivisht nga aktivistët dhe nga opozita për të mobilizuar qytetarët, për të ndarë denoncime dhe për të nxitur transparencën. Sepse është një rrjet për të cilin qeveria ende nuk ka krijuar një model “ndryshimi” të shikueshmërisë sipas mekanizmave të saj, report, shadowban dhe “Aktivisti”.

Të rinjtë, janë përdoruesit kryesor të TikTok dhe ata që mund të ndryshojnë rezultatin elektoral të zgjedhjeve të ardhshme, duke mos lejuar të “hanë sapunin për djathë” nga lavazhi i trurit i propagandës në mediat tradicionale. Këto janë arsyet e vërteta që fsheh vrasja e paramenduar e Tik Tok, të cilën ne nuk mund ta lejojmë. Sot Tik Tok, nesër çdo hapësirë lirie dhe shprehje. Nuk e falim lirinë!’, shkruan Ina Zhupa.

Next Post
Ankorohen në Durrës tri tragete, në 24 orë numri i pasagjerëve pritet të arrijë në 7 mijë

Ankorohen në Durrës tri tragete, në 24 orë numri i pasagjerëve pritet të arrijë në 7 mijë

Comments 1

  1. Leka says:
    1 year ago

    Nuk e do sa tru ke , por nuk krahasohet jeta e femijve ne fjalen tande

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

March 27, 2026
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

March 27, 2026
Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In