• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E gjithë bota e tërbuar me Korenë e Veriut

by Java News
30/08/2017 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tërbim dhe shqetësim i madh ka kapluar qeveritë botërore, pasi Koreja e Veriut ka nisur një raketë që fluturoi mbi Japoni dhe ra në Oqeanin Paqësor.

Pas këtij veprimi, kanë reaguar zyrtarët nga e gjithë vendet e botës, të cilët e kanë dënuar këtë veprim nga Pheniani.Në Tokio ka pasur reagim të madh, gjithashtu në Moskë, Pekin e Bruksel ku janë të shqetësuar, dhe të gjithë bëjnë thirrje për respektimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Të gjitha opsionet janë në tavolinë”, tha Trump duke shtuar se veprimet e Koresë së Veriut kanë treguar përbuzje për fqinjtë, transmeton lajmi.net. Ambasadorja amerikane në OKB, Niki Haley tha  se nisja e raketave të fundit nga Koreja e Veriut është e papranueshme, dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të marrë masa serioze.Haley u tha gazetarëve se Kim Jong ka shkelur të gjitha rezolutat e KS të OKB-së, dhe për këtë arsye duhet të ketë një ndryshim serioz për këtë çështje.

“Ajo që është mjaft, është mjaft”, ka thënë Haley i cili shpreson se Kina dhe Rusia vazhdojnë të bashkëpunojnë me anëtarët e Këshillit të Sigurimit ku ata do të takohen më vonë për të diskutuar për programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.

Më herët edhe kryeministri japonez deklaroi se incidenti paraqet një kërcënim serioz, i cili sipas tij nuk është parë më herët.

Ai gjatë një bisede telefonike me presidentin japonez ranë dakord për ta rritur presionin mbi shtetin e Koresë së Veriut.Kryeministri japonez shtoi se presidenti amerikan, Trump kishte një angazhim të fortë në mbrojtjen e Japonisë, që sipas tij është aleat i vetëm.

Me kërkesën e Uashingtonit është thirrur edhe një takim urgjent në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Në të njejtën kohë edhe ministri i jashtëm rus, Seregi Lavrov tha se Koreja e Veriut duhet të respektoj Organizatën e Kombëve të Bashkuara.

“Ne e shohim si një tendencë drejt përshkallëzimit dhe jemi të shqetësuar në lidhje me zhvillimet e përgjithshme të situatës”, ka thënë zëvendësministri i jashtëm rus.

Ai akuzoi indirekt edhe SHBA-në për ushtrimet ushtarake, që sipas tij kanë nxitur provokimin e Phenianit.Edhe Federica Mogherini shprehu mbështetje për Japoninë. Ajo tha se Pheniani duhet të veprojë sipas rezolutave të OKB-së, dhe të largohet nga veprimet provokuese.

Kryeministrja e Britanisë, një shteti tjetër të fuqishëm ka thënë se është e tmerruar nga ky provokim siç e ka cilësuar ajo të Kim Jongut.Reagim ka pasur edhe presidenti francez, Emmanuel Macron i cili tha se Franca do të vazhdojë me një politikë pa kompromis ndaj programit balistik të Koresë së Veriut.Situata është përshkallëzuar edhe më shumë kur si përgjigje ndaj Phenianit, Koreja e Jugut ka kryer disa stërvitje ushtarake të ajrit.

Koreja e Veriut kishte lëshuar një raketë e cila kishte shkuar në drejtim të Japonisë dhe kishte përfunduar në Oqean.Ajo edhe nga ekspertët u cilësua si provokimi i radhës nga Kim Jong, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Celina refuzoi Kosovën se “ishte me grip”, dje luajti me U23 të Ipsëich

Celina refuzoi Kosovën se “ishte me grip”, dje luajti me U23 të Ipsëich

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

June 21, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

June 21, 2026
Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

June 21, 2026
VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

June 21, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Kali i pushtetit

June 21, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Protesta që e di cilët do të heqë nga puna, por jo cilët dëshëron të marrë në punë

June 21, 2026
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

June 21, 2026
“Epsteini” ynë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

June 21, 2026
“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

June 21, 2026
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In