• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

E gjitha për të qenë ‘trend’…/ Shqiptarët shpenzojnë ‘frikshëm’ për Halloween!

by Java News
29/10/2021 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Globalizimi mund të ketë efekte në shumë sektorë, por padyshim një ndër to është përhapja e festave, të cilat pa kontekste kulturore ose historike, përqafohen kudo.

Kështu ka ndodhur edhe me Halloween në Shqipëri. Prej së paku 10 vitesh është shndërruar në një trend, i cili ka anët e tij pozitive për shumë biznese në vend.

Mes kostumeve, maskave, dekoreve për shtëpi e biznese, kunguj, ëmbëlsira: festa pritet të gjenerojë një shumë të konsiderueshme, ndonëse nuk ka studime specifike për këtë,

Familjet përpiqen të gjejnë kostume, të blejnë kunguj, të dekorojnë shtëpitë, kurse bizneset. ambientet e tyre. Ajo që dikur shihej si një ‘festë e huaj’, shumë e shohin si një kalim në një sezon të vërtetë feste dhe tashmë po shndërrohet në një ‘industri’ prej qindra eurosh – dhe kjo është e frikshme!

‘Të fituarit’ janë bizneset, që kanë ditur që të marketojnë e të shesin këtë trend, ‘të humburit’ janë familjet, të cilat shpesh e me buxhet të kufizuar, nuk munden t’u thonë jo fëmijëve, që janë target-grupi i parë që festojnë. Dhe çdo vit, duhen aksesorë të ndryshëm.

Shpenzimet e kostumeve janë komponenti më i madh i shpenzimeve të Halloween, sipas vëzhgimeve të bëra në biznese të ndryshme në kryeqytet, si dhe ato online. Sipas tyre, një shumicë njerëzish do të veshin një kostum ose aksesorë të një kostumi. Çuditërisht një pjesë e tyre synojnë të blejnë një kostum edhe për kafshët shtëpiake.

Një grup konsumatorësh, ndër më të shumtët në vendin tonë, janë fëmijët. Kjo sepse festimet nxiten nga organizime që në sistemin parashkollor, më tej në shkollë, adoleshentët dhe më tej studentët me fests. Tek fëmijët, kostumet më të pëlqyera duket se janë princeshat dhe superheronjtë, ndërsa për të rriturit tendenca është tek shtrigat dhe vampirët. Por, gama është diversifikuar çdo vit. Për kafshët shtëpiake, kostumi kryesor është një kungull, sipas bizneseve të fushës.

Nga një vëzhgim në një nga rrugët e Tiranës, e njohur si “Tregu Çam” vihej re ndryshim i pamjes së përditshme të veshjeve dhe aksesorëve të tjerë në ngjyrat “portokalli dhe të zezë”. Tregtarët pohojnë se kjo tendencë është rritur me kalimin e viteve, prej thuajse 10 vitesh, i gjithë tetori ‘vishet frikshëm”. “Kemi kërkesa”-pohon një tregtar, i cili thotë që para 5 viteve vetëm në ditët e fundit të tetorit kishte kërkesa, tashmë shtrihet dhe planifikohet që një muaj më parë.

Në një komunikim me Jumbo Albania dhe Megatek, të cilët kanë përqendruar një muaj të tërë me dekoret e Halloween, pohojnë se, kërkesat çdo vit janë në rritje. Sipas tyre, edhe në vitin pandemik, kërkesat kanë qenë të larta, sidomos për dekoret e shtëpive. Ndërsa këtë vit, blerjet janë në një nivel më të lartë se vitin e shkuar, peshën më të madhe e zënë kostumet për të rritur dhe fëmijë.

Edhe bar-restorante në kryeqytet përfshihen në listën e ‘fituesve’ nga kjo festë: muzikë live, dj, festë me tematikë kostumesh: të gjitha organizimet gjenden. Zakonisht festat janë me hyrje falas dhe me fitime në konsumet brenda festës.

Një tjetër sektor që ka parë frytet e saj të përfitimit është edhe estetika. Dario Doka, make up artist i njohur në kryeqytet, tregon se 5 vitet e fundit, të rinjtë dhe kryesisht të rejat, kanë kërkuar “ndihmë” për të realizuar pamjen ideale që përkon me tematikën e Halloween. I pyetur për çmimin, ai thotë se i atribuohet vështirësisë së punës së kërkuar, varion nga 2000-5000 lekë. Edhe fëmijët duan ta marrin një shërbim të tillë, duke qenë se për ta organizimet janë të shumta. Sa u përket të rriturve, pjesa më e madhe e tyre që duan një make up për Halloween janë punonjës së stafit të lokaleve të ndryshme që celebrojnë më 31 tetor, si balerina p.sh., por edhe të rinjtë që do të ndjekin festimet e tilla.

Të gjitha qendrat tregtare në Tiranë, si në periferi, edhe brenda qytetit, kanë rezervuar një kënd të veçantë për Halloween, disa kanë organizuar festa në këtë ditë, kryesisht për fëmijët. Të tjerë kanë ngritur stenda për të blerë artikuj që lidhen me festën. Pjesa dërrmuese ka qenë e fokusuar te lojërat për fëmijët, paradat, veshjet më të frikshme, si dhe kanë ofruar ulje në dyqane të caktuara për pjesëmarrësit në këto aktivitete.

Shumë pastiçeri në kryeqytet pohuan se këtë vit kanë pasur porosi të shumta të ëmbëlsirave me tematikën e Halloween. Për festa në lokale, për festa në kopshte e shkolla ose edhe për festa private. Nga ana tjetër, dyqanet e vogla të lagjeve apo marketet, tregojnë se kërkesat për blerje ëmbëlsirash këto ditë kanë qenë të larta. Në disa lagje të Tiranës, fëmijë kryesisht të moshës 7-15 vjeç, kanë trokitur në dyert e shtëpive me thënien “Ëmbëlsira apo rreng?”, huazim i festës origjinë në SHBA.

Nga ana tjetër, edhe kinematë në vend kanë rezervuar evente kushtuar datës 31. Nga kinema Cineplexx, ofrohen dy evente: për fëmijë e të rritur, biletat për të cilat kushtojnë 700 lekë. Të mos lëmë pa përmendur edhe agjencitë e dekoreve të cilat ofrojnë shërbimet e tyre për biznese ose lokale, me dekore që nisin nga 100 euro.

31 tetor është shndërruar në “vezën e artë” te shumë bizneseve në vend. Me dëshirën e tyre, apo si nevojë e shoqërisë, shqiptarët paguajnë për t’u kënaqur./monitor

g.kosovari

Next Post
“Garoj për të rimarrë ‘tokën e xanun’ në PD”/ Harxhi: Kam një vizion të ri për partinë

"Zullumi është trashur shumë”/ Edith Harxhi: Ja drejt kujt po shkon PD-ja

Comments 1

  1. Lui says:
    4 years ago

    Popull idiot!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Janar 2026

January 20, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Parandalimi i korrupsionit, ministrja Pirdeni shpjegon pesë nisma, në “sitë” financimi dhe lobimi i partive

January 20, 2026
Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

Shkatërrohet organizata shqiptare e drogës në Itali, 8 urdhër arreste

January 20, 2026
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Po sikur ta mbyllim edhe parlamentin?

January 20, 2026
Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët

Integrimi, Gogu: Transparenca e medias, prioritet në këtë fazë të negociatave. Dekriminalizohet shpifja për gazetarët

January 20, 2026
Mbi 30 të vdekur nga sulmi rus në Ukrainë, reagon BE: Sulm barbar, duhet urgjent armëpushim

“Kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të thotë diçka”, Presidentja e KE: Tarifat e Trump janë një gabim!

January 20, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, numri i të vdekurve shkon në 41, vendi nis tre ditë zie

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, numri i të vdekurve shkon në 41, vendi nis tre ditë zie

January 20, 2026
“Administrativja” kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

“Administrativja” kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
Mblidhet Byroja e Kuvendit/ Rrëzohet kërkesa e PD për mbledhje të hapur, opozita akuza mazhorancës për mungesë transparence

Mblidhet Byroja e Kuvendit/ Rrëzohet kërkesa e PD për mbledhje të hapur, opozita akuza mazhorancës për mungesë transparence

January 20, 2026
Marrëveshja Shqipëri–Itali, Balla: Forcon partneritetin strategjik, mbështet fuqishëm diasporën shqiptare

Marrëveshja Shqipëri–Itali, Balla: Forcon partneritetin strategjik, mbështet fuqishëm diasporën shqiptare

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In