Lajmi i shumëpritur dhe i paralajmëruar nga NASA më në fund është bërë publik. Dhe lajmi i madh ka të bëjë me faktin se NASA ka zbuluar një tjetër planet të ngjashëm me Tokën.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat shprehen se zbulimi i NASA-s vjen falë teleskopit Kepler i cili ka bërë zbulimin historik.
Planeti ndodhet në galaksinë tonë, të quajtir “Rruga e Qumështit” dhe sipas shkencëtarëve mendohet se aty ka jetë dhe jetojnë gjallesa të ngjashme me njerëzit.
Planeti i quajtur Kepler 452B ëshët 1.5 herë më i madh se Toka, me orbitë të ngjashme me atë të planetit tonë dhe me sistem Diellor përafërsisht të njejtë. Është 6 miliardë vite i vjetër dhe absorbon 10 përqind më shumë energji se Toka. Poashtu, vitet në Kepler 452B kanë gjatësi të njejtë sa ato të Tokë.












