• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E fundit/Skënder Gega është traineri i ri i Kukësit!

by Java News
01/03/2020 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtare do të bëhet pas katër orësh, por tashmë nuk ka më asnjë sekret: Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i Kukësit! Ish-tekniku i Partizanit, që udhëhoqi të kuqtë drejt titullit kampion pas 26 vitesh, ka shtrënguar duart me Safet Gjicin dje në mbrëmje dhe kanë limuar çdo detaj të kontratës që Gega do të firmosë simbolikisht në orën 16:00, pasi aventura e tij e re ka nisur.

Gega do të zëvendësojë në këtë detyrë Shpëtim Duron, që u shkarkua pas 24 javësh nga drejtimi i verilindorëve, me këta të fundit që humbën vendin e parë në klasifikim dhe rrëshkitën në -4 pikë nga Tirana në tre javët e fundit. Kjo ka bërë që Gjici t’i japë fund marrëveshjes me Duron dhe të synojë një timonier të ri, me shpresën që t’i japë skuadrës shkundjen e duhur për të rikthyer në Kukës titullin kampion.

Ndaj kreu i Kukësit nuk ka humbur kohë që dje në mbrëmje, menjëherë pas shkarkimit të Duros, ka kontaktuar Gegën. Ish-trajneri i kuq është shoqëruar në këtë takim nga Rrahman Hallaci, teksa fillimish është takuar me drejtorin Nexhipi, ku ka mësuar kushtet e para të Kukësit dhe ditën e sotme ka vulosur çdo gjë me kreun e klubit verilindor. Një bashkëpunim që mund të ishte bërë realitet tre vite më parë, por atëherë Gega dhe Gjici ndëprenë bisedimet ende pa i nisur mirë.

Kështu Skënder Gega do të rikthehet në Kategorinë Superiore nëntë muaj pasi mbylli aventurën e tij te Partizani. Asokohe u pompua fort se bëhej fjalë për arsye familjare, por e vërteta ka qenë përplasja e tij me drejtorin e të kuqve, Olsi Ramën, me këtë të fundit që kërkonte të impononte strategjitë e tij të merkatos te trajneri kampion, çka solli dhe në divorcin përfundimtar mes palëve menjëherë pas kurorëzmit të Partizanit.

Next Post
FRONTEX nxjerr shifrat: Migracioni në BE në nivelin më të ulët që prej 2013

Si Turqia e hapi kufirin dhe si po i lëshon mijëra migrantë drejt BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com