Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka ka reaguar pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike se është emri i tij, ai që fshihet tek raporti i DASH për trafikimin e qënieve njerëzore.
Në një reagim në rrjetin social Facebook, Ndoka shpjegon të kaluarën e tij. Ai ngre akuza se është kryetari i PD-së Lulzim Basha ai që kërkon ta bëj pis.
Deputeti socialist madje akuzon kreun e PD-së se ka bërë karrierë politike “vetëm se ka mikluar vajzën e shefit dhe e ka trafikuar këtë miklim në karrierë politike”.
STATUSI I PLOTE I DEPUTETIT ARBEN NDOKA
Ka disa ditë që emri im është rikthyer në debatin politik të opozitës , duke u përpjekur të prodhojnë kapital politik, duke denigruar mua, familjen time dhe duke spekulluar me të shkuarën time. Në respekt të opinionit publik dhe votuesve të mij dua të bëj disa sqarime.
20 vite më parë, ndaj meje ka nisur një proces gjykimi në Itali në mungesë time, në mungesë të nje avokatii te aitorizuar nga une dhe pa dijeninë time, akuza të cilat nuk i kam pranuar dhe jam në një proces për rihapjen e gjykimit kundër tyre. Jam njohur me atë vendim në vitin 2002, dhe kam bërë transferimin e dosjes në Shqipëri, duke e shlyer dënimin e dhënë padrejtësisht në mungesë time. Për dijeni unë kam jetuar dhe punuar gjithmonë në Shqipëri dhe gjatë gjithë jetës sime kam vetëm dy qëndrime njërin 6 muaj dhe tjetrin 7 muaj jashtë Shqipërisë.
Unë kam kryer një dënim për një faj që nuk e kam kryer dhe të ngarkuar në adresë time nga njerëz të tjerë, por shpresoj që procesi që po rihapet dhe ta pastroj këtë histori aksidentale ndaj meje.
Historinë time reale e njohin bahskqyetarët e mij me të cilët kam jetuar kam punuar dhe jam votuar prej tyre. Duke filluar nga viti 1996 unë kam punuar në një kompani private në Lezhë, me pas kam shërbyer ne Garden e Republikes dhe pastaj ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Ndertimit. Ndërkohë kam pasur kompaninë time të përpunimit të duraluminit dhe të gjithë llojet e xhamit me te cilën kam punuar për vite me rradhe ne te gjithe vendin.
Ne kohen që Partia Demokratike ka qenë në pushtet pas vitit 2005, kam punuar ne Inspektoriatin Ndertimor Urbanistik Kombetar si Drejtor I Drejtorise se Ekzekutimit, me pas kam punuar si Drejtor I Drejtorise se Inspektimit Teknik po ne Inspektoriatin Ndertimor Urbanistik Kombetar. Prej andej jam larguar me dorëheqjen time, për të kandiduar për deputet ne listen e Partisë Socialiste ne qarkun Lezhe.
Para se të merrja këtë vendim, kam pas oferta të hapura dhe të fshehta nga Partia Demokratike për të kandiduar në emër të tyre, por nuk i kam pranuar. Ata që mi kanë bërë, janë ende në politikë në PD, mundesisht ne parlament dhe mund të dëshmojnë.
Sic mund ta shihni, jeta ime është jeta e një njeriu të zakonshëm shqiptar që ka bërë biznes dhe karrierë në vendine tij, në adminsitarëtn e shtetit të tij, pavarësisht nga krahët politik. Jetëgjatësinë më të madhe në administratë shtetërore e kam pasur në kohën kur në pushtet ka qenë Partia Demokratike.
Ndryshe nga Lulëzim Basha dhe te tjer rreth tij, unë kam bërë biznes, karrierë adminsitrative dhe politike, për shkak të atyre pak apo shum vlerave që mund te kem pasur dhe jo i katapultuar nga dikush tjetër për tu përdorur si kukull për qëllime politike. Zoti Basha tenton të më bëj pis duke më etiketuar trafikant i qënieve nejrëzore, por nëse egziston dikush në politikën shqiptare që është në krye të një partie vetëm se ka mikluar vajzën e shefit dhe e ka trafikuar këtë miklim në karrierë politike, është pikqrisht Lulzim Basha.
Zoti Basha tenton të më bëj pis për shkak të bizneseve të mija të ndershme, por unë jam një ish biznesmen që jam bërë politikan, ndërsa Lulzim Basha është një politikan që sillet si biznesmen. Ai nuk jep dot asnjë shpjegim se si është bërë milioner duke qenë politikan. Unë mund të dokumentoj cdo qindarkë timen, se ku e kam fituar e si e kam fituar, ndërsa Basha nuk justifikon dot as milionat e marra si pajë në Holandë, dhe as miliardat e fituara si ministër i ndjekur penalisht si hajdutë i 220 milion eurove. Unë kam vuajtur një dënim të padrejt që nuk më përket mua, ndërsa Basha ka pëdorur pushtetn për tu mos u përballur kurrë me një gjykim i cili e akuzon atë për vjedhje të milionave tona, të cilin e ka bërë. Unë nuk i kam borxh askujt asnjë qindark dhe aq më pak shtetit tim, ndërsa Lulzim Basha është vrima e shpuar e cdo xhepi shqiptar, të cilit i ka vjedh dhe qindarkat e fundit.
Unë nuk jam në gjak me askënd pasi nuk kam vrarë askënd në këtë vend, ndërsa Lulzim Basha është vrasës i padënuar i katër qytetarve dhe si i tillë është në gjak me tetë fëmijë shqiptarë që po rriten duke e parë si vrsesin e babait të tyre.
Unë nuk i lë Shqipërisë asnjë turp dhe asnjë borxh nëse iki nga politika dhe nga kjo jetë, ndërsa Lulzim Basha me disa pianec ordiner i ka lënë këtij vendi njollën e tradhëtisë duke firmosur për shitjen e detit me Greqinë, vetëm për ti mbrojtur krahët shefit të tij Sali Berisha.
Lulzim Basha nuk më bën dot pis duke përmendur një aksident të jetës sime, shkaktuar nga të tjerë, ndërsa ai vet është rrethuar me vetdije nga element kriminal të shoqërisë të cilët i kanë siguruar atij karrierën politike. Lulzim Basha u bë kryetar bashkie fal keqpërdorimit të një krimineli të dënuar nga gjykatat shqiptare, i quajtur Arben Ristani. Fal atij personi që ishte peng i drejtësisë, Basha u bë kreybashkaik dhe ja ktheu nderin duke marrë një njeri ordiner dhe duke e bërë deputet dhe numer dy të partisë së tij, që po shkon dita ditës poshtë e më poshtë.
Nuk di si mund të quhet e pastër partia e Lulzim Bashës, kur numri 1 i saj ka shmangur gjyqin me forcën e pushtetit, numri dy i saj është dënuar për hajdut, dhe deputetë të tjerë mbështetës të tij janë me precedent penal. Cfarë mund të thotë Lulzim Basha për Alban Zenelin i cili është dënuar me dy vjet burg nga të cilat ka bërë 7 muaj, pasi ka amrre zvarr në mes të qytetit te kuksit një grua me makinë.
Cfare mund te thotë për perversitetein e Genc Pollos, që nga milionat e arsimit e deri tek jeta e tij private e mbushur me perversitete.
Cfare mund te thoje per Genc Strazimirin I cili duke tentuar të vetviktimizohet si kamikaz, kërkon të mbuloj jo vetëm problemet e tij psiqike, por dhe defiçencat e inferioritetin, që ka ndaj Sali Berishës, për shkak të sphiunllëqeve që ka bërë kundër tij.
Nuk dua të vazhdoj më gjatë, por duke u kthyer tek raporti im me ju, e di mirë ku qëndron fryëmzimi i gjithë kësaj fushate. Ju u dëshpëruat, që unë nuk pranova të bëhem me kualicionin tuaj në vitin 2013, ndërsa isha dy herë Drejtor i Lart në adminsitratë në kohën qe ju ishit ne pushtet. Ju ishit deri atëhere mbrojtësit e mij më të mëdhenj dhe avokatët e mij real, pasi e dinit se dënimi im nuk ka lidhje me mua.
Shumë miq të mij që janë ende deputet tuaj e dëgjojnë kokulur këtë akuzë, për të cilën kanë luftuar të më hiqet. E kuptoj se ju doni të më penalizoni pse u reshtova kundër jush më 2103. Por unë nuk kandidova në Lezhë, as si shok i vajzës shefit, dhe as si kukull e kryetarit, por si një qytetar që qyteti më njihte dhe nuk kisha kurrfarë drojë të shikoja njerëzit në sy.
Më vjen ndot kur u dëgjoj të flisni për vjedhje votash, kur ju vet në Kurbin në vitin 2013, keni futur më shumë flet votimi sesa ishte numri i votuesve. Ne disa Qendra votimi jan gjetur 500 vota të PD dhe 7 vota te PS nderkohe qe 70 per qind e fshatit jetonin ne emigracion.Sic provoi dhe ekspertiza. Te gjithë ëkto procesverbale ishin firmosur nga e njejta dor, nga i njejti njeri.
Ju ishit ata që tentuat të bënit masakrën në Komunën Blinisht të rrethit Lezhe. Gjashtë veta te pajisur me arme kallashnikov, tentuan të mbushin kutitë e votimit në momentin e mbylljes, para dhjetra banoresh, por kjo u ndal nga mëbshetës të PS dhe këtë nuk ma falni.
Me keni sjelle forca te shumta speciale përfshire dhe ato te RENEA javen e fundit te fushates elektorale 2013 per te me vene nen presion, duke me arrestuar dhe 20 vete ku shumica ishin familjaret e mij dhe keni moral te flisni per vjedhje votash.
Me cfare morali mund ti qeverisni bashkite të cilat keni fituar pasi kryetarët e tyre te sapo emeruar, pasi kane paguar qindra mijera euro per te qene kandidat.?
Ju jeni thjeshtë një parti e frustruar nga humbja që kërkoni të qetësoni veten dhe të mashtroni të tjerët për shakqe imagjinare humbjeje. Mua nuk më lidh asgjë as me shpifjet tuaja, as me procesin e hapur në Itali në mungesë time, të cilin e kam përballuar me dinjitet. Nga viti 1996 kur jam martuar, kam jetuar ne Shqiperi, kam qene dhe vazhdoj te jem nje familjar me I rregullt dhe me I pergjegjshem se cdo deputet I pd ne gjithe historine e tyre, njëkohesisht nje deputet I pergjegjshem per detyrat e mia ndaj elektoratit dhe qarkut ne te cilin jam votuar duke vene ne dispozicion gjithe vullnetin tim .
E përsëris dhe një herë se unë kam kandiduar ne Qarkun Lezhë, dhe në vendlindjen time, aty ku për njerëzit nderi dhe dinjiteti është më i cmuar se karrigia e një deputeti . Një njeri që ka kurajoj të përballet me njerëzit që ka jetuar dhe është rritur, nuk mund të krahasohet me një emigrant të rikthyer në Shqipëri, për shkak të bzuqëeshjeve të dhuruara, për të bërë të ndjehet e bukur, vajza e shefit të tij që më pas ti garantoj jo vetëm karrieren politike por dhe mbrojten ligjore për krimet e padënuara të tij. Nëse në këtë vend një ditë duhet të flloj procesi i dekrimiminalizimit, duhet të nis me ata që kanë mbyllur gjyqet pa u zhvilluar dhe jo me ata që kanë pësuar dënime dhe gjyqe pa bërë asgjë. Dhe në krye të kësaj liste je ti Lulzim Basha!