• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

E fundit/Presidenti Thaçi sqaron: Nuk do e pranojmë shkëmbimin e territorit me Serbinë!

by Java News
05/09/2018 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zëri i Amerikës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën se korrigjimi i kufirit e shpëton Kosovën nga ndarja, shkëmbimi i territoreve dhe nga themelimi i një Republike serbe.

Ai i bëri këto komente gjatë një diskutimi të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, lidhur me idetë për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Presidenti Thaçi tha se ai asnjëherë nuk ka folur për ndarje të vendit apo shkëmbim të territorit, por, të korrigjimit të padrejtësive që kanë ndodhur nëpër vite.

“Korrigjimi i kufijve e shpëton Kosovën nga ndarja, shkëmbimi dhe themelimi i Republikës serbe. Për mua më e rrezikshme është Republika serbe se sa korrigjimi i kufirit. Korrigjimi është fitore e madhe për Republikën e Kosovës. Republika serbe është defunksionalizimi i plotë i Republikës së Kosovës. Edhe me miq ndërkombëtarë që propozojnë Republikë serbe unë nuk pajtohem dhe nuk do të lejojë diçka të tillë të ndodhë, kushdo që të jetë, unë mund të shkoj në shtëpi por diçka të tillë nuk pranoj”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëmbim të territoreve apo një asociacion komunash me fuqi ekzekutive.

“Këto ditë kam dëgjuar ide të ndryshme prej partive të ndryshme dhe individë të ndryshëm të institucioneve të Kosovës, që me të vërtetë kanë qenë shqetësuese, por e ritheksoj, nuk do të lejojmë as diskutim për ndarje, nuk do të lejojmë as diskutim për shkëmbim sikurse që nuk do të lejojë asociacion me kompetenca ekzekutive, së paku sa do të udhëheq unë zyrën e presidentit të Kosovës. Pra, në këtë drejtim unë jam për me marrë, e kushdo që dëshiron të jap, është tjetër”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se do të nënshkruaj një marrëveshje me Serbinë vetëm nëse ajo do të jetë në përputhshmëri me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Ai tha se idetë e ndryshme për ndryshimin e kufijve kanë ardhur nga individë të ndryshëm në Kosovë dhe se sipas tij asnjëherë kjo çështje nuk është shtruar në takimet e deritashme.

“Unë nuk e di se çka mendon Beogradi, aty ku unë kam qenë ulur si president i Kosovës, kurrë në asnjë rrethanë, askush nuk e ka ngritë idenë as të ndarjes as të shkëmbimit. Kur të flet Beogradi flas edhe unë, por diçka të tillë nuk kam dëgjuar. Unë kam fol vetëm për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dikujt i duket e parealizueshme, unë ju kuptoj, por ja që mua më duket e realizueshme dhe unë besoj që do ta realizoj, sinqerisht besoj dhe jam i bindur”, tha ai duke nënvizuar se do të ishte i gatshëm të heqë dorë nga përgjegjësia në bisedime, nëse do të kishte zgjidhje më të mirë për të ardhmen e Kosovës.

“Nëse dikush nga ju ose kushdo që të jetë, më bind si president i vendit ose i bind edhe aktorët që janë vendim marrës në botë që mund të lëvizë shteti i Kosovës drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian pa marrëveshje paqësore, pa marrëveshje për fqinjësi të mirë me Serbinë dhe Serbia mund të lëvizë drejt perspektivës evropiane pa marrëveshje paqësore pa fqinjësi të mirë me Kosovën, unë jam i gatshëm jo që të jem pjesë e ekipit të tij negociator, por edhe letrat i mbaj, vetëm le të më bind”, tha presidenti Thaçi.

Ai pritet të takohet të premten në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pak ditë pasi të dy kërkuan mbështetje për një marrëveshje në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, që do të mund të përfshinte edhe “korrigjimin e kufijve”.

Partitë opozitare në Kosovë kundërshtojnë idetë e presidentit Thaçi dhe kanë paralajmëruar rezolutë në parlament kundër tij si dhe protesta për të penguar siç thuhet, idetë e tij që janë sulm mbi shtetësinë e Kosovës.

Ndarjet ndërmjet pushtetit dhe opozitës rreth bisedimeve me Serbinë janë shfaqur ashpër edhe në debatet në parlamentin e Kosovës.

Vuçiç: Prishtina nuk do të bisedojë për asgjë me rëndësi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të mërkurën se zhvillimet e fundit në Prishtinë tregojnë se “zyrtarët shqiptarë nuk duan të flasin as për bashkësinë e komunave serbe, as për veriun e as për Gazivodën…Duket se nuk duan të flasin për asgjë me peshë”, tha ai.

Ai tha se Serbia nuk ka kohë për të humbur dhe dëshiron të bisedojë për të gjitha temat që janë me rëndësi për serbët dhe shqiptarët, ndërsa nënvizoi se është koha që Beogradi dhe Prishtinë të marrin përgjegjësitë në duart e tyre.

“Është koha të vendosim për fatin tonë dhe jo që dikush ta përcaktojë atë nga jashtë”, tha ai.

Next Post
Maqedonia/ Anketa për referendumin zbulon paqartësitë

Maqedonia/ Anketa për referendumin zbulon paqartësitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com