Regjimi i një personi mbyllur, pa pasur kontakte me të tjerët, sa duket ka dhënë efekte.
Së paku kështu thotë kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë shprehet se edhe pacienti zero, sapo ka dalë negativ.
“Edhe pacienti zero sapo doli negativ”, shkruan Rama.
Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri deri tani është 76, ndërsa janë marrë masa nga autoritetet për të ndaluar përhapjen e virusit.