Trajneri i Gjermanisë, Joachim Löw, ka shpallur listën provizore të kombëtares për finalet e Euro 2016. Trajneri i kampionëve të botës ka thirrur 27 lojtarë, nga të cilët do të largohen katër. Në skuadër është përfshirë edhe kapiteni Bastian Schweinsteiger, i cili ende është në fazë riaftësimi.
Në skuadër është thirrur edhe Joshua Kimmich i Bayernit, pas vetëm një sezoni si profesionist, si dhe Weigl i Dortmundit.
Lojtarët
Neuer, Leno, Ter Stegen
Boateng, Can, Hector, Höwedes, Hummels, Mustafi, Rudy, Rüdiger.
Bellarabi, Brandt, Draxler, Götze, Gomez, Khedira, Kimmich, Kroos, Müller, Özil, Podolski, Reus, Sane, Schürrle, Schweinsteiger, Weigl.
D.I.