Ka dështuar sërish zgjedhja e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar. Edhe këtë radhë përballja ndërmjet Thoma Gëllçit dhe Petrit Malaj për kreun e Televizionit Publik Shqiptar u mbyll pa një fitues.
Burime për JavaNeës.al bëjnë të ditur se edhe këtë radhë asnjë nga dy kandidatët nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave të Këshillit Drejtues të RTSH. Po të njëjtat burime saktësojnë se Thoma Gëllçi ka marrë 6 vota, ndërsa Petrit Malaj ka marrë 5 vota, duke e bërë kështu të pamundur zgjedhjen e drejtorit të ri të RTSH-së, pasi duhen 2/3 e votave.
Thoma Gëllçi, ish-kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit” është kthyer nga Shtetet e Bashkuara për të kandiduar për postin e drejtorit të Përgjithshëm. Ndërkaq, rivali i tij në këtë garë është Petrit Malaj, rektor i Universitetit të Arteve.









