Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka ndarë në emisionin “Politiko”, një nga momentet më të sikletshme të saj, në kohën kur ishte ministre e Arsimit.
Etiketimet e ish-Kryeministrit Sali Berisha, në kohën kur e thërriste “ndrikull Nikolla”, i ka cilësuar si një moment të vështirë.
“Komunikimin e shoh si një pikë të fortë, nuk kam pengesa me askënd, as me Berishën, por sigurisht që një moment i vështirë komunikimi, ishte kur Berisha më thërriste “ndrikull”.
Për fat të keq, lufta politike në Shqipëri përqendrohet në denigrime të figurës dhe personalitetit”, u shpreh Nikolla.
Kryetarja e Kuvendit shtoi më tej se askush nuk ka ndjerë nga Edi Rama, sulme denigruese si ato të bëra nga ish-Kryeministri Sali Berisha.
Nga ana tjetër, Nikolla tha se nuk ka ditur asgjë, para shpalljes “non grata” të Sali Berishës, duke mohuar çdo aludim.
Drejtuesja e Kuvendit, u ndal edhe në një ftesë të saj nga Lezha, kur nënvizoi se “Ftesa ime ishte që Sali Berisha të dilte në pension politik”./m.j