4.4 ton kokainë. Kjo është sasia rekord e sekuestruar nga autoritetet uruguajane; ngarkesë kjo më e madhja e kapur në historinë e vendit.
Nisur nga çfarë raportojnë mediat lokale, kokaina ishte fshehur në katër kontenierë mielli soje, me një vlerë prej afro 1 miliard dollar. Droga u kap gjatë një operacioni të përbashkët mes marinës dhe doganierëve në portin e Montevideos. Në kontenierin e parë gjendeshin më shumë se 3 mijë pako me peshë 1.1 kg secila.
Mësohet se kokaina do të ngarkohej në anije për të shkuar më pas drejt Italisë. Ende nuk dihet origjina e kokainës, ndërkohë që ju kujtojmë se rekordi i mëparshëm i kokainës së kapur u vendos në muajin nëntor, ku u zbuluan plot 3 tonë. /e.s/