• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

E frikshme! Tirana, qyteti i 4-t më i ndotur në Evropë

by
16/07/2015 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afërsisht 9 mijë e 500 njerëz humbasin jetën çdo vit në Londër si pasojë e ndotjes së ajrit, një shifër kjo që flet për dyfishimin e vdekjeve të shkaktuara nga ky faktor krahasuar me vitet e shkuara.

Sipas një studimi nga “Greater London Authority and Transport”, gazi kryesor që shkakton edhe ndotjen me të dëmshme të ajrit është dioksidi i nitratit i cili përhapet në atmosferë në 90% të rasteve nga karburanti i makinave dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në mushkëritë e njerëzve.

Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit rrit rrezikun e kancerit të mushkërive, si dhe dëmton zhvillimin e plotë të mushkërive te fëmijët. Sipas autoriteteve londineze, ky është një mesazh i fortë për qeverinë se duhet të veprojë sa më shpejtë.

Ndërkaq, indeksi që tregon ndotjen në qytetet europiane e radhit Tiranën në qytetin e katërt më të ndotur të unionit, pas Napolit, Kievit dhe Shkupit. Indekset e ndotjes së atmosferës shërbejnë për të orientuar vendet se çfarë masash duhet të marrin për të pastruar mjedisin e tyre.

Po ashtu, një hartë e “Washington Post” shfaq qytetet të cilat do të jenë në krye të klasifikimeve botërore për sa i përket ndotjes së ajrit deri në vitin 2030. Pjesë e kësaj liste janë qytete të njohura si: Parisi, Varshava, Stokholmi në Suedi apo Shtutgardi në Gjermani.

Ajo që i ka çuditur hulumtuesit është se jo domosdoshmërisht qytetet me të mëdha do të vuajnë nga ndotja më e lartë. Arsyet kryesore të ndotjes do të jenë shtimi i numrit të automjeteve, hidrokarburet, djegia e pyjeve apo lëndëve të tjera të ngurta, si dhe industria./Top Channel/

Next Post

23-vjeçarja që "lind" çdo muaj gjatë ciklit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com