• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E fejuan me burrin 27 vjet më të madh, e mitura nga Lezha tregon tmerret

by A R
16/04/2016 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza që e fejoi familja me burrin 27 vjet më të madh ka rrëfyer netët e tmerrit në shtëpinë e tij, përdhunimet dhe kërcënimet me jetë.

“Martin Haxhiaj erdhi e kërkoi dorën time në shtëpi. Prindërit, pa marrë fare parasysh faktin se ishte 27 vjet më i madh, pranuan të më fejonin. Unë nuk doja, se isha në shkollë ende dhe ai shumë i madh për mua, por familja më detyroi të fejohesha me të. Edhe pse këmbëngula për shumë kohë se nuk dëshiroja të lidhesha me atë person, familja insistoi shumë dhe më detyroi të pranoja fejesën me Martinin”­ ka treguar vajza.

Ajo ka shtuar më tej se në fund të marsit u fejuan dhe pas pak ditësh ai erdhi e mori që të rrinte ca ditë në shtëpinë e tij në Durrës, ku jetonte me familjen

“Këtu nisi gjithçka. Qëndrova për një javë aty dhe i fejuari më detyronte të kryeja marrëdhënie seksuale pa dëshirë. Ai më përdhunonte çdo natë dhe më kërcënonte se do më vriste nëse do të largohesha prej tij. Kur u ktheva në shtëpi, u tregova prindërve se çfarë më kishte ndodhur dhe iu betova se nuk doja të vazhdoja lidhjen me Martinin”, mësohet të jetë shprehur 15­ vjeçarja në Polici.

KËRCËNIMI

Minorenia ka treguar se ajo ishte përdhunuar dhe kërcënuar nga i fejuari i saj, i cili nuk pranonte faktin se 15­vjeçarja nuk e pranonte si bashkëshortin e saj të ardhshëm. Ajo ka pohuar se, përveçse e përdhunoi për disa ditë intensivisht në shtëpinë e tij, Martin Haxhiaj e kërcënonte me jetë kur i kishte thënë se do prishte fejesën. “Pasi u ktheva në shtëpinë time, u thashë prindërve se nuk do të vazhdoja më me të dhe i thashë edhe Martinit se do ta prishja fejesën. Ai u irritua jashtë mase dhe këmbëngulte se do të më vriste nëse largohesha prej tij. Unë e kisha vendosur se nuk do të kthehesha më e gjallë tek ai njeri. Martini më merr në telefon dhe më kërcënon. Kërkoj ndihmë nga policia, pasi ndihem e kërcënuar”, mësohet të ketë pohuar ndër të tjera minorenia, që u fejua nga familja pa dëshirën e saj.

Pas denoncimit, i cili u krye nga vetë minorenia 11 ditë më parë, policia e Lezhës nisi hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe vuri në pranga 41­vjeçarin në bashkëpunim me policinë e Durrësit. Martin Haxhiaj akuzohet për veprat penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë”. Mësohet se në hetim janë edhe prindërit e vajzës, të cilët e detyruan atë për fejesë. (panorama)

Next Post

Prodhonte mina me telekomandë, mbetet në burg shkodrani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

November 9, 2026
A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

November 9, 2026
“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

November 9, 2026
“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

November 9, 2026
Mblidhet Komisioni për Reformën Territoriale! Çfarë propozon opozita?

Reforma “Administrativo-Territoriale 2”, zbulohen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar!

November 9, 2026
Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

November 9, 2026
SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci! Akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH, por…!

SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci! Akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH, por…!

November 9, 2026
“Po djegin atë që kemi ndërtuar”- Ish-deputeti demokrat Spaho: Dhuna në protesta, qasje primitive gjoja për ndërtimin e të ardhmes!

“Prisni se nuk ka mbaruar”- Zgjedhja e kreut të PD në Korçë, Spaho: Kjo është çorba e përgatitur nga Flamur Noka dhe Berisha, ç’të mbjellësh…

November 9, 2026
Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

November 9, 2026
Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In