• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E fajësoi për krime lufte në Kosovë, ish-gazetari zviceran e padit ish-oficerin

by Aalison Pearse Stevens
22/09/2016 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një proces gjyqësor interesant dhe i pazakonshëm ka filluar të zhvillohet në Gjykatën e Qarkut të Zyrihut.

Ish gazetari i televizionit zviceran, tash në pension, Stefan Tabacznik, ka paditur për shpifje dhe shantazh një arkitekt dhe ish oficer, me të cilin kanë shërbyer për një kohë në misionin zviceran në Kosovë, Swisscoy, shkruan nzz.ch.

Siç mund të merret me mend, gazetari Tabcznik ka shërbyer si oficer i shtypit dhe kjo ka ndodhur në vitin relativisht të largët, 2000.

Ky shërbim në vete nuk do të përbënte problem për ish gazetarin, sikur ai, në vitin 2013 të mos implikohej në një polemikë që kishte të bënte me një sharje që ish ministri zviceran i mbrojtje, Ueli Mauerer i kishte drejtuar një kameramani, duke e quajtur “Majmun”.

Tabazcnik kishte ndërhyrë, duke përkujtuar (në një artikull në gazetën Blick) se përvoja të tilla me Maurerin ai kishte edhe vetë, nga një vizitë që ministri u kishte bërë trupave zvicerane në Kosovë, në vitin 2010, transmeton albinfo.ch.

Në atë rast, Maurer, sipas gazetarit veteran e kishte sharë madje kameramanin me fyerje më të rënda dhe i kishte thënë veç tjerash “Thyej qafën”. Përgjegjësi për komunikim i Maurerit e kishte mohuar kategorikisht këtë pohim të Tabazcnik-ut.

Ndërsa të nesërmen pas botimit të artikullit në fjalë, gazetari sot 67 vjeçar e në pension kishte marrë një e-mail anonim me tone kërcënuese e shantazhuese nga një person që i ishte drejtuar si “ish shok i luftës” dhe “luftëtar i Sëiscoy”-t.

Ai e kishte “këshilluar” që duke ditur se çfarë shërbimi katastrofal kishte bërë në Kosovë, gazetarit më mirë do t`i binte “të rrinte urtë”. Kjo sepse, sipas tij, ai kishte material të mjaftueshëm mbi “veprimet ekstreme” të gazetarit sa ka qenë në Kosovë, sa për t`i bërë atij një “demontazh total publik në të gjitha mediat.

Ky material, sipas tij bazohej në “takimet sekrete politike me harxhime të shtetit”, “tregti me drogë dhe me gjak, me armë dhe me fëmijë”, që Tabazcnik i paska bërë gjatë periudhës së tij “kosovare”. Adresa prej nga i kishte ardhur ish gazetarit emaili, i takonte një arkitekti sot 61 vjeçar me të cilin kishin shërbyer në të njëjtën kohë në Kosovë.

Sipas prokurores së lëndës, arkitekti më vonë qe përjashtuar nga shërbimet në KFOR për shkak të një kërcënimi të bërë. Ajo ka ngritur ndaj tij akuzë për detyrim dhe ka kërkuar dënim me gjobë, 60 njësi ditore nga 150 franga me kusht.

I akuzuari gjatë procedurës kishte thënë se ka mundësi të ishte vetë autor i e-mailit ndërsa në procesin gjyqësor ai e ka hedhur poshtë këtë në mënyrë kategorike. Po ky arkitekt, vite më parë ka qenë subjekt i një afere, pasi që akuzohej se e kishte falsifikuar titullin e doktoratës.

Sipas tij, Tabazcnik është “shef i një armate sekrete të cilës i përket edhe ish ministri i njohur federal, Adolf Ogi dhe si i këtillë përbën rrezik për Zvicrën.

Nga ana e tij ish gazetari ka kërkuar një dëmshpërblim prej 2,848 frangash dhe kompensim prej 1000 frangash. Ndërsa avokati i arkitektit ka kërkuar lirim nga akuza për klientin e tij dhe ka kërkuar një ekspertizë të jashtme pasi që prokuroren e lëndës e konsideronte si “të kapur” dhe që nga fillimi po ja mbante anën Tabazcnik-ut.

Gjyqtarja e ka ndërprerë procesin ndërsa do të jetë Gjykata e Lartë e Kantonit e cila do të vendosë nëse do të ketë ekspertizë të jashtme. (b.an)

Next Post
Kur Eliona Pitarka lidhet me rrip, për të treguar… (FOTO)

Kur Eliona Pitarka lidhet me rrip, për të treguar... (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

January 17, 2026
Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

Përplasje e ashpër Egjipt-Etiopi për Digën e Madhe të lumit Nil, Trump ofron ndërmjetësim

January 17, 2026
SHBA-të mund ta blejnë Groenlandën? S’është çudi. Tradita amerikane në blerjen e territoreve

Groenlanda mes SHBA-së, Evropës dhe Rusisë

January 17, 2026
Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

Nathalie Clayer\ Si u ngrit shteti i brishtë shqiptar në shekullin XX!?

January 17, 2026
Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

Nga Presidenti Trump tek ish-kryeministri Tony Blair e Sekretari Rubio/ Kush janë emrat e Bordit të Paqes për Gazën

January 17, 2026
Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

Drejtorët e burgjeve zgjidhen pa garë dhe kritere specifike/ Emërimi i tyre, njëlloj si nëpunësit e administratës publike

January 17, 2026
‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

‘Foltorja’ në Laprakë, Berisha: Në këto 13 vite të qeverisë Rama, djersa dhe mundi i shqiptarëve është vjedhur

January 17, 2026
Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

Dëmtim i frikshëm në Premier League, mbrojtësi i Tottenham lë fushën me maskë oksigjeni

January 17, 2026
Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

Berisha “tradhtohet” nga një tjetër aleat, Jenisheri i bashkohet protestës së Lapajt

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In