• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E ekzekutuan te Lungomarja/ Rrëfehet gruaja e Marjen Xhaferrajt: Vranë Renin dhe nipin pa i bërë keq askujt

by Java News
03/08/2017 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër ditë pas ekzekutimit të 37-vjeçarit Marjen Xhaferraj në një lokal në Lungomare në Vlorë, bashkëshortja e tij dhe motra flasin për News24 dh “BalkanWeb”. Ato janë dy personat që mund të hedhin dritë mbi vrasjen e babait të 3 fëmijëve, një ngjarje që dyshohet se lidhet me një tjetër ekzekutim të nipit të viktimës, 2 vite më parë.

Marjen Xhaferraj ose ndryshe Reni, ishtë dëshmitar i asaj vrasjeje, ndaj dhe mendohet se ekzekutimi i tij ka të bëjë me atë ngjarje. Këtë dyshim e përforcojnë edhe dy njerëzit më të afërt të 37-vjeçarit. Ato thonë se Reni ndihej i kërcënuar dhe ndaj lëvizte i armatosur. Gruaja dhe motra kërkojnë drejtësi pasi në të kundërt do vetëdigjen para Kryeministrisë bashkë me fëmijët.

GRUAJA E VIKTIMËS: SHKOI TË PINTE KAFE DHE NUK ERDHI MË

Lionela Xhaferraj gruaja e 37-vjeçarit tregon bisedën e fundit me Renin dhe dyshimet e saj. Burri u kthye nga Tirana më tha që ka një punë u kthye në shtëpi. Më pas e mori një shok në telefon dhe i tha do zbresësh të pimë një kafe?

Më tha Ela jam i lodhur por do shkoj tha. Shkoi me shokët piu kafe më pas në orën 21 e 10 më thanë që Renin e kanë vrarë. Unë sot po dal këtu i bëj thirrje kryeministrit jam nënë e tre fëmijëve jetim po ka drejtësi të gjejnë fajtorët.

I bëj thirrje policisë së shtetit dhe prokurorisë mos të fshehin kamerat sepse ai kishte vendosur 8 kamera sigurie, ndihej i kërcënuar lëvizte gjithmonë i armatosur, jeta jonë ndihet e kërcënuar nuk gjetëm drejtësi.

I vranë nipin dhe atë pa i bërë keq askujt. Duam që shteti të na gjejë një zgjidhje se jeta jonë është në rrezik. Burri im nuk i kishte bërë keq askujt.

Pse lëvizte i armatosur?
Lëvizte i armatosur për arsye të nipit sepse në Shqipëri ekziston hakmarrja dhe burri im nuk dinte nga i erdhi nuk kish vrarë njeri, nuk ishte kriminel një njeri familjar i përkushtuar pas familjes.

Cilat kanë qenë lëvizjet e fundit të burrit tuaj?
Një kafe në mëngjes e pinte me mua më pas çonte fëmijët në kopsht. Burri im nuk është fshehur edhe pse ai mendonte se ndihej i kërcënuar për shkak se i vranë nipin. I kalonte nëpër mënd se mund t’i bënin keq se mos marrin hakun e nipit. Burri im thoshte më mirë të rroj 5 ditë si luan sesa një jetë si mi u fshehur. Burri im nuk fshihej ato që thonë nëpër media janë gënjeshtra dhe kohët e fundit që rrinte në shtëpi ishte i demoralizuar dhe i stresuar për humbjen e nipit të tij jo se fshihej burri im. Burri im ka ikur me brenga të mëdha por nuk është fshehur kurrë.

Kishit vënë re tension gjatë këtyre ditëve tek ai?
Kërcënime nuk ka marrë nga dikush se do ma kish thënë.

Cilat janë fjalët e tij të fundit?
Po flisnim për fëmijët për të ardhmen po thoshim do ikim jashtë shtetit. U nis për në Belgjik e ndaloi policia e kthyen. Unë ju kërkoj shtetit për ata fëmijët e mi dhe gjakun e tij që ajo nënë e ka rritur me sakrifica. Kërkoj drejtësi. Po ka shtet i bëj thirrje Z.Edi Rama më ndihmoni dhe gjeni vrasësin e burrit tim. Të di dhe unë ti them fëmijëve kur të rriten që ja gjaku babait tuaj ju mor haka. Të ma marrin haku shteti se ne nuk jemi të fuqishëm. Nga momenti në moment ndihem e kërcënuar.

Në qoftë se drejtësia nuk vihet në vend dhe gjaku i atij burrit tim të gjendet e drejta unë betohem përpara kryeministrisë me motrën e burrit tim dhe me fëmijët do marr bidonët me benzinë dhe do digjem në mes të Tiranës të më shikojnë të gjithë dhe të dinë të gjithë çfarë bëhen në këtë shtet unë betohem për këtë gjë. Për shpirtin e tij që iku dhe nipit unë do digjem me fëmijët e mi përpara kryeministrisë. Dhe po s’u gjet e drejta këtu në Shqipëri unë do marr dy mediat e botës kudo, do çaj kudo le të më vrasin unë atë që kisha për ta humbur e humba nuk kam çfarë humbas më. Po duan të më vrasin fëmijët le ti vrasin, ata jetim janë m’i kanë vrarë.

ma.me

Next Post
Kultivoi kanabis pranë banesës, vihet në pranga 60-vjeçari

Asgjësohen 108 bimë kanabis sativa në Krujë, në kërkim kultivuesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimet: Artan Murtaj dyshohet se u vra nga ‘killer’ me pagesë, shoqërohen 20 persona

Hetimet: Artan Murtaj dyshohet se u vra nga ‘killer’ me pagesë, shoqërohen 20 persona

September 21, 2026
U mbaroi koha e dënimit me mbajtjen në paraburgim, GJKKO liron Klodjan Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn

Refuzuan rregulloren e re, GJKKO nis gjobat ndaj avokatëve pas bojkotit të seancave

September 21, 2026

Pagat e magjistratëve, Rama thërret drejtësinë në Kryeministri: Tryezë më 28 shtator për formulën e re

September 21, 2026
Identifikohet gruaja që humbi jetën në aksidentit e Elbasanit. Emri dhe foto

Identifikohet gruaja që humbi jetën në aksidentit e Elbasanit. Emri dhe foto

September 21, 2026
Ulja e dënimit për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, reagon nëna e Aurorës: Nuk besoj më te drejtësia!

Ulja e dënimit për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, reagon nëna e Aurorës: Nuk besoj më te drejtësia!

September 21, 2026

Berisha del nga SPAK dhe akuzon kryeministrin: Rama vijon të vjedhë qytetarët…

September 21, 2026
Ndahet papritur nga jeta mjeku dhe pedagogu i njohur Skerdi Prifti

Ndahet papritur nga jeta mjeku dhe pedagogu i njohur Skerdi Prifti

September 21, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Komiteti i Stabilizim Asociimit, flet Balla: Integrimi, proces gjithëpërfshirës

September 21, 2026
Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

September 21, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

Mblidhet Komiteti Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, PD: Do të ngremë shqetësimet për korrupsionin dhe integrimin

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com