E dashura e Safet Bajrit është arrestuar pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër.
E.A. është pronare e një dyqani në “Myslym Shyri” është vënë në pranga 5 ditë pas partnerit të saj.
Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e arrestit me burg për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.
Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala zbardhi mbrëmjen e së mërkurës rolin e A.E në ngjarjen e 2018 që përplasi dy familjet Lici e Bajri.
A.E ndodhet aktualisht në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit. Arrestimi i A.E u krye nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.
Safet e Behar Bajri si dhe Astmer Bilali akuzohen nga SPAK për ekzekutimin e Fatbardh Licit në shenje hakmarrje për vrasjen e ish-policit Boran Berçana e partneres se tij Silvi Ndoci.