• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“E dua me vete atë”, VIDEO që i ‘djeg’ Berishës, rrënjët e përplasjes me gazetarin

by A R
02/03/2018 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është komentuar e vijon të komentohet shumë nga të gjithë palët përplasja verbale mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit Artan Hoxha në “Studion e Hapur” të Eni Vasilit.

Po ku i ka rrënjët urrejtja mes tyre?

“21 janari” është një arsye e fortë, padyshim, sigurisht nga ana e Berishës, të cilit iu rrëzua krejt skena e ngritur e vrasjeve me çadra-pistoletë, mu prej syrit të mprehtë të gazetarit Hoxha, por nuk është vetëm kaq. Ky i fundit ka guxuar, pa dyshim, që “ta kruajë” dhe me raste më të nxehta, më përvëluese, siç janë vrasjet në Tropojë, një dosje e errët e që kullon gjak.

Artan Hoxha është një gazetar i njohur dhe aktiv në Shqipëri që ka ndjekur problemet e krimit që prej vitit 1995. Por emrin e tij nis ta skalisë pas vitit 2000, kur punonte në redaksinë e Shekullit, së bashku me atë që sot gazetari i kronikës në oborrin e opozitës, Basir Çollaku.

Ka ndërruar në vite disa redaksi, derisa është stacionuar te News 24, aty ku realizoi dhe “Xhunglën” e famshme duke hapur disa dosje. Herëherës bën dhe gazetarin sportiv, por ky është vetëm hobi. Tek e fundit jo aq shëmtueshëm sa Arian Çani bën analistin.

Armiqësia e tij me Berishën, nis që prej “Dosjes Tropoja”. Hoxha është i vetmi gazetar në Shqipëri që është marrë me sagën e vrasjeve në vendlindjen e liderit historik demokrat, ndaj dhe në përplasjen e tyre verbale zuri jo pak vend dje kjo e djeshme.

Artan Hoxha solli i pari zërat e familjes së Haklajve, apo siç njihen armiqve të Sali Berishës.

Gazetari skraparlli “rëndoi” dorën kur publikoi në TV, pra me zë e figurë një video që flitej por kurrë nuk ishte transmetuar, atë kur Berisha kërkoi që të hakmerreshin ndaj Shkëlqim Haklajt, i cili tentoi të prishë mitingun e PD-së në Bajram Curri në vitin 1997. Shkëlqim Haklaj u vra as një vit më pas duke hapur zinxhirin e një kasaphane njerëzore në Tropojë.

Për këtë zinxhir konflikti, akuzohej e akuzohet dhe sot pikërisht Berisha. Dhe ky “remake” i filmit “Tropoja” ndodhi pikërisht kur Sali Berisha ishte kthyer në pushtet në vitin 2005 si kryeministër dhe kur imazhit i kishte bërë një makiazh, jo thjesht nga dora e mjeshtrit Fadil Berisha, i cili i bëri posterin, por edhe nëpërmjet KOP-it apo figurave të reja si Lulzim Basha që solli në qeverisje.

Megjithatë Sali Berisha e injoroi gjithmonë këtë histori që përcillte Artan Hoxha, duke ushqyer fenomenin e analistëve të paneleve që flasin qesim pa qenë në vendgjarje dhe pa njohur asnjë protagonist real të ngjarjeve.

Artan Hoxha raportonte nga Tropoja, por jo vetëm. Më pas ishte ishte po ky gazetar që rihapi në media çështjen e Remzi Hoxhës, shqiptarit nga Maqedonia që u zhduk nga shërbimi sekret shqiptar SHIK në vitet e Berishës-president. Edhe kjo u përmend natën e polemikës.

Po ka edhe më: Artan Hoxha ka raportuar ndër të parët nga Lazarati ky nuk hynte asnjë prej reporterëve, të cilët flisnin pak ose aspak për fshatin që prodhonte hashash për të gjithë

Dy ishin gazetarët që spikatën gjatë qeverisjes së dytë të Sali Berishës: Mero Baze me akuzat për korrupsion dhe për përfshirje të familjes “Berisha” në aferat e mëdha që nga Gërdeci, dhe Artan Hoxha me rastet e mësipërme.

Por Hoxha kulmin e arriti më 21 janar 2011, kur kamera e grupit të tij të xhirimit kapi gardistët duke qëlluar mbi demonstruesit.

Ndërsa të hënën e polemikës, kur Berisha sulmoi një nga negociatorët e detit si “spiun”, Hoxha tha se Prokuroria duhet të sqaronte çështjen; ose Meçollari është spiun dhe të dënohet, ose ish-kryeministri gënjen dhe të ndëshkohet.

Këtu ndërhyri Sali Berisha që e quajti as më pak e as më shumë por “vrasës”. Hoxha iu kthye me të njëjtën monedhë duke e quajtur doktorin si “vrasës”.

Çështja është se në këtë përplasje ata nuk janë në pozita simetrike. Berisha është politikan, Hoxha është gazetar. I pari i përket PD-së, por i dyti aspak PS-së. Biles në këtë pikë, Hoxha nuk është më konflikt interesi se kolegu Çollaku, i cili kur demokratët qenë në pushtet, arriti të ishte deri dhe zëdhënës i Ministrisë së Arsimit(!) me pagë partiake, për t’u rikthyer në pasionin e gazetarit të kronikës me rastin Zagani.

Mister do mbetet gjithsesi, se pse përplasja mes Artan Hoxhës dhe Sali Berishës shpërtheu pikërisht tani? Ndoshta përgjigja gjendet në kohën ku jetojmë, ku paralajmërohen shumë gjëra të kobshme…për ata që kanë drejtuar vendin në vite…/Tesheshi.com/a.m.

Next Post
INSTAT: Eksportet e mallrave arritën vlerën 273 miliardë lekë në 2017

Si u dhjetëfishuan importet me Kolumbinë, ja produktet kryesore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In