Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Fatos Tarifa mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Java në RTSH” për të folur për vendimin për shpalljen non-grata të Sali Berishës.
Në panelin me analistët Lorenc Vangjeli dhe Prec Zogaj, ai u shpreh se ish-kryeministri nuk ka pse të kërkojë arsye për këtë vendim të marrë nga SHBA, për të dhe për familjarët e tij, pasi këto janë arsye shtetërore.
Tarifa u shpreh se logjika qëndron tek fakti se unë nuk të dua në shtëpinë time dhe është dicka e thjeshtë për t’u kuptuar.
Më tej, ish-ambasadori tha se Berisha nuk po procedohet penalisht, por është shpallur i padëshirueshëm.
“Për arsye shtetërore, nuk mund të kërkosh të të japin arsye. Pra unë nuk të dua në shtëpinë time, kaq, është logjike. Teksti i Blinken ishte i qartë, e drejta për t’u vetëmbrojtur nuk qëndron. Berisha nuk po procedohet penalisht, thjesht është shpallur i padëshiruar.”– u shpreh Fatos Tarifa në emisionin “Java në RTSH”.
/b.h