• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E drejta e Ilir Metës, për “qeveri teknike”!

by Mero Baze
16/03/2017 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Përbetimi i opozitës për të qëndruar në çadër dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje, po kthehet në një debat që drejton prozhektorët nga Ilir Meta dhe LSI. Ka dy modele inkurajuese për protestën e opozitës. Modeli i parë është ai radikal, që këshillon opozitën të mos marrë pjesë në zgjedhje, edhe sikur t’i japin qeveri teknike, pasi është më e rëndësishme të destabilizohet sistemi, se sa të riciklohet kjo shumicë, edhe pas marrëveshjes politike. Modeli i dytë inkurajues i protestës, është ai që artikulohet nga njerëz afër Ilir Metës, të cilët inkurajojnë Edi Ramën të bëjë qeveri teknike, dhe pastaj të hyjë në zgjedhje me Ilir Metën, për të fituar bashkë me të.

Inkurajuesit e modelit të parë, pra ata që duken më radikalë, në fakt janë më të ndershëm. Ata po i kërkojnë Bashës të shkojë në Kuvend, të votojë “Vetting”-un dhe të mos marrë pjesë në zgjedhje, pasi janë farsë. Edhe pse nuk jam dakord me idenë se duhet minuar institucioni i zgjedhjeve, pasi nuk ka më kuptim demokracia, e respektoj mendimin e tyre si “revolucionar”.

I papranueshëm është opsioni i dytë, që qeveria të dorëhiqet nga presioni i lëvizjes populiste të opozitës, me qëllim që ta “garantojë” fitoren.

Ky i dyti është dhe opsion më afër LSI-së.

Sa i përket qeverisë teknike, as Edi Rama dhe asnjë lider tjetër politik në Shqipëri, nuk ka mandat të hedhë në erë rregullat e demokracisë në vend, dhe t’i lërë Shqipërisë precedentin e një “përmbysje revolucionare” të marrjes së pushtetit në tavolinë. Nëse në Shqipëri do instalohej precedenti, që tre muajt e fundit çdo opozitë të ngrejë një çadër në Bulevard dhe të kërkojë të ikë qeveria, atëhere nuk do të kemi më paqe në këtë vend, por vetëm banda që do kërcënojnë dhe shantazhojnë njëra- tjetrën.

Ky shantazh jo vetëm që nuk duhet përfillur, por duhet ndëshkuar ashpër, për t’u ngulitur në kujtesën e politikës shqiptare, që nuk do të tolerohet kurrë. Shqipëria padyshim që mund të vuajë nga zgjedhje të cënuara pa një opozitë kryesore, por ajo mund të tejkalohet me zgjedhje të tjera të afruara, derisa në vend të formohet një opozitë e re institucionale. Çdo kosto për kthimin mbrapa, u takon atyre që duan t’i zënë rrugën Shqipërisë europiane me çadër në Bulevard. Kush i ikën kësaj linje, ka lënë litarin jashtë varrit dhe do ta mbajë peng këtë vend deri në përplasje civile.

Por kjo do të ndodhte, nëse Edi Rama dhe Ilir Meta janë të bashkuar.

E vërteta është se ata janë të ndarë dhe se pikërisht këtu gjendet potenciali për zgjidhjen e krizës, pasi kjo ndarja e tyre është dhe burimi i krizës. Kjo krizë mund të zgjidhet nga Ilir Meta dhe LSI, pasi ajo çadër mbahet gjallë prej tyre. Është e qartë se LSI është në një gjatësi vale me PD dhe shumë here më e sinkronizuar në veprime të saj, se sa me Partinë Socialiste. Ajo është në të njëjtën gjatësi vale me PD, sa i takon reformës në drejtësi, bllokimit të “Vetting”-ut, rolit të Misionit Ndërkombëtar etj. Ajo është në një gjatësi vale me PD dhe sa i përket qëndrimit kundër trupës diplomatike në Shqipëri dhe veçanërisht kundër ambasadorit të SHBA dhe asaj të Bashkimit Europian. Biles sot ishin në një gjatësi vale dhe për një drejtoreshë agjencie.

Në këto kushte, është e ndershme që Ilir Meta ta zgjidhë këtë krizë, jo duke shantazhuar qeverinë të dorëzohet bashkë me të dhe të ringrihet bashkë me të, por duke ikur nga qeveria dhe duke e rrëzuar këtë qeveri.

Ky është një akt politik i ndershëm dhe brenda logjikës normale të demokracisë, pasi e kalon në pakicë qeverinë e Edi Ramës dhe i hap rrugë një qeverie të re për zgjedhjet. Kështu nuk do të kemi as ngulitjen e një precedenti të rrezikshëm, të shantazhimit të shumicës legjitime me “çadra horrash dhe laviresh” në Bulevard, dhe as lojëra pa kuptim me qeveri teknike, ndërkohë që të gjithë kanë në mendje një qeveri të re politike.

Rrëzimi i kësaj qeverie nga Ilir Meta është legjitime, ashtu siç ishte formimi i saj, dhe vendit nuk i krijon asnjë precedent negativ. Thjesht secili merr atë që meriton dhe i hapet rruga një gare reale për zgjedhjet e reja më 18 qershor. Fiton apo humbet Edi Rama, Lulzim Basha apo Ilir Meta, atë e vendosin shqiptarët. Por shkatërrimin e Shqipërisë nuk mund ta lëmë në dorë të frikës së Lulzim Bashës nga zgjedhjet, të Berishës nga frika e reformës në drejtësi, të Ilir Metës nga pasiguria se me kë duhet të bëhet dhe të Edi Ramës që mendon se LSI duhet të jetë me të doemos deri më 18 qershor.

Është koha që secili të matet me forcën që ka vetë. Kjo do të na e bëjë më të qartë skenën politike, e cila ka realisht më shumë se tre aktorë, dhe formalisht vetëm dy palë. Është koha kur Edi Rama dhe Ilir Meta nuk duhet të gënjejnë më njëri-tjetrin, duke bërë sikur janë aleatë. T’i japin fund kësaj hipokrizie dhe le ta vendosin shqiptarët më 18 qershor se kush do qeverisë.  Kriza duket e vështirë, pasi në skenë duket sikur janë dy palë dhe askush nuk lëviz. Mos ta gënjejmë veten! Nuk janë dy, por janë tre palë. Boll të lëvizë njëra dhe kriza zgjidhet.

Next Post
Tahiri i përgjigjet LSI: Kush s’e ka kuptuar, Rama kryeministër edhe pas 18 qershorit

Tahiri i përgjigjet LSI: Kush s'e ka kuptuar, Rama kryeministër edhe pas 18 qershorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasësi i biznesmenit në Elbasan, dyshohet se është nga Mali i Zi

VIDEO-Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan/ Lihet në burg Nevzat Spaho

December 6, 2025
Detajet-Skenari i rrëmbimit të 27-vjeçarit në Tiranë, si u fut në kurth i riu nga e ish e dashura dhe miqtë e saj!

Përplasi për vdekje me makinën e saj këmbësorin në Shkodër, arrestohet 24-vjeçarja

December 6, 2025
“Para zgjedhjeve na ftoni, më pas mbyllni telefonin!”/ Alimadhi kritika PD: Ju merrni financime, po ne ç’të bëjmë

“PD merr votat tona, nuk presim tallje dhe padrejtësi!”- Alimadhi: Lëvizja e Salianjit, e pamenduar

December 6, 2025
Të shtëna me armë zjarri pranë një hoteli në…/ 11 viktima nga sulmi i personave të armatosur

Të shtëna me armë zjarri pranë një hoteli në…/ 11 viktima nga sulmi i personave të armatosur

December 6, 2025
Aksidenti ku humbi jetën 38-vjeçari në Unazën e Madhe, arrestohen drejtuesit e dy automjeteve

Aksidenti ku humbi jetën 38-vjeçari në Unazën e Madhe, arrestohen drejtuesit e dy automjeteve

December 6, 2025
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

December 6, 2025
Fermerët në Greqi sërish në protestë/ Bllokohet aksi Kakavijë-Janinë. Ja për cilët lejohet qarkullimi

Fermerët në Greqi sërish në protestë/ Bllokohet aksi Kakavijë-Janinë. Ja për cilët lejohet qarkullimi

December 6, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

ADN-ja e Ervin Salianjit përballë Sali Berishës!

December 6, 2025
Diskutohet drejt një paqeje të qëndrueshme, raund i ri bisedimesh SHBA–Ukrainë

Diskutohet drejt një paqeje të qëndrueshme, raund i ri bisedimesh SHBA–Ukrainë

December 6, 2025
Alarmohet për trafikun në kryeqytet, PL: Tirana e mbingarkuar

Alarmohet për trafikun në kryeqytet, PL: Tirana e mbingarkuar

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In