• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

E Djathta, si ego dhe identitet i munguar

by Ben Andoni
02/12/2025 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shqipëria po e kërkon prej kohësh të Djathtën e saj natyrale ose më mirë atë që ëndërronte ta kishte. Jo thjesht si nevojë ideologjike, por lidhur me perceptimin e saj për shtetin përballë korrupsionit të madh që shoqëron të Majtën dhe të gjithë strukturën e saj administrative. Zhgënjimi që la e Djathta e Berishës, dymbëdhjetë vite më parë bashkë me pushtetin, po e të njëjtit argument lidhur me korrupsionin; tashmë e Majta e ka çuar në nivele të papërfytyrueshme. Shqetësuese mbetet pse e Djathta nuk e percepton si duhet këtë situatë dhe të krijojë mundësinë e ta kthejë në favorin e saj. Pyetjet nuk mbarojnë. Pse janë zhdukur dhe pse nuk u identifikuan kurrë si duhet rrënjët e saj të vërteta? Kuptohet dhe ato që bashkëpunuan hapur në L2B me pushtuesit, kundër komunistëve. Nuk mund të mohohet se në fillim të viteve ’90 kishte shpresë prej një të Djathte, e cila lidhej me shumë me të persekutuarit por sidomos lodhjen dhe asfiksimin e njerëzve nga një utopi cfilitëse e komunistëve. Ashtu si kudo në Lindje, referuar studiuesve, tranzicioni drejt ekonomisë të tregut shkaktoi: Pabarazi të paimagjinueshme ekonomike; Papunësi të jashtëzakonshme; çoroditje sociale; e sidomos eksodin e të rinjve drejt Perëndimit, e cila ende nuk ndalet tek ne dhe po kthehet në gangrenë kombëtare. Për fatin e keq, kjo situatë nuk përkoi me atë narrativë që ngritën kudo në Lindje elitat liberale dhe “globalizimi”, duke çuar në perceptimin e një identiteti të vjedhur ose të gërryer. Në Shqipëri vijoi lufta për pushtet e opozitarëve të rinj, veshur me petkun e të Djathtës (por bash të majtë), ndërkohë që simotrat evropiane të krahut të Djathtë evropian e përdorën këtë gjendje duke ofruar: Kthimin tek “vlerat tradicionale”: Familje, pronë, fe artikuluar lirisht edhe nga kinse të Djathtët tanë; Një shteti të fortë kombëtar; një lloj sovraniteti dhe sidomos skepticizmin ndaj ndikimit të huaj (BE, OJQ-të, institucionet perëndimore). Veçse, Shqipëria bëri diferencë se vazhdon t’i trajtojë institucionet e huaja si religjion dhe fjalët e shefave të tyre të panegociueshme.

Shembujt e Lindjes shkuan ndryshe dhe përfshijnë idetë dhe veprimin e partive “Ligj dhe Drejtësi” në Poloni, “Fidesz” në Hungari dhe forca të ndryshme nacionaliste në Ballkan.

Me pak ndryshme, e gjithë ideologjia e Djathtë në Evropën Lindore ka ngjashmëri dhe lidhet që me shikimin ndaj probleme të kufijve (Shqipëri-Greqi, Bosnje-Serbi, Kosovë-Serbi); periudhave të gjata të dominimit e pushtimit të huaj (Plot 500 vjet qëndruan Osmanët në vend dhe po kaq në të gjithë Ballkanin); tranzicioneve të shpejta, si ato që ndodhën në vendin tonë; dhe pasigurisë kulturore, e cila lidhet me antropologjitë kombëtare të vendeve tona. Kuptohet se kjo është ajo lloj e Djathte që ecën në shina dhe aspak ajo që ka bërë udhë në Shqipëri. Dhe, jo vetëm për fajin e PD-së që mban flamurin e të Djathtës, por sepse qysh në fillimet e demokracisë shqiptare në vitet ’20 është nisur dhe po bitiset keq. Duhet të kujtojmë se në vitet ’20, Shqipëria ndjente si pakkush pasojat e Luftës së Madhe. Ajo sapo kishte dalë me pasoja të një katrahure, ku përshkrimi i Kadaresë për një njësit që kërkonte luftë mes ushtrive të gjithë vendeve është simbolika më e madhe e kohës. Asokohe, ata pak njerëz dhe njësi kulturologjike demokratike në Shqipëri përballeshin me një padituri të skajshme dhe mbi të gjitha mungesë totale literature dhe mediumesh ku mund të flitej, mendohej dhe të gjykohej për të Djathtën. E dërrmuan pastaj komunistët me batërdinë e tyre ndaj çdo force të Djathtë dhe sidomos individëve të nderuar, prehja e të cilëve në një masë jo të vogël do ishte në varre pa emër. Të mbijetuarit dhe sidomos pinjollët e tyre iu ngjitën të parët me pathos Lëvizjes së vitit ’90, por nuk mund të mbijetonin. Marifetçinjtë e Majtë ia dolën dhe qoftë me zgjuarsinë e përfitimit dhe pa pyetur për idealizmin e njerëzve që apelonin për “Shqipërinë si Evropa”, e shndërruan shpejt PD në njësi me ego mirëfilli arriviste. PD-ja pati disa tollovi dhe me kohë iu largua parimeve konservatore dhe sidomos një të Djathte të vërtetë, madje qysh në agun e veprimtarisë së saj. Anipse PD-ja arriti të bënte jetën politike ndërkombëtare dhe të anëtarësohet në grupin e partive politike të djathta të Qendrës. Por ajo që prisnin njerëzit nuk ndodhi kurrë. Filozofi Zhak Derrida na e kujton këtë prirje në ligjërimin e tij për fenomenologjinë ideologjike të Lindjes : “’E duhura’ nuk ka ekzistuar kurrë. Ekziston vetëm différance—shtyrja e pafundme e një vetvete që nuk vjen kurrë. Evropa Lindore kërkon një origjinë, por origjinat këtu sillen si fantazma: ato kthehen vetëm si fantazma, kurrë si themele”.

Ndërkohë Partisë Demokratike i kanë firuar emrat e Djathtë, qoftë për efekt të kohës por edhe narrativës që ndoqi logjika e tyre  pas fitores më 22 mars 1992, kur duhet të bëhej dekriminalizimi i Shqipërisë dhe historia të kishte vendin e saj, madje të rishikohej në mënyrën sa më të mundur shkencore të saj. Baza nuk mund të priste. Ashtu si sot nuk pret më eksperimente. Nga zgjedhje në zgjedhje është tkurrur, pasi perceptimi i saj është larg perceptimit të grupit Berisha që e drejton partinë. Individët e “Lëvizjes studentore”, ku mbështetej kthesa dhe sidomos historia tashmë janë harruar sepse shumë njerëz të kësaj lëvizje erdhën dhe u kthyen sërish tek e Majta, habitati i tyre i origjinës. Mbulesa si demokratë dhe më vonë si liberalë ishte e mjaftueshme për kthesën. Egoja e pastër e të Djathtëve ka mbetur vetëm tek të ashtuquajturat klasat e përmbysura dhe të persekutuarit, që votojnë gjithmonë e pa asnjë logjikë vetëm e vetëm PD-në. Madje, edhe kur kjo e fundit nuk bën ndonjë gjë për ta. Egoja e të Djathtëve shqiptarë ushqehet vetëm nga një lloj urrejtje ndaj pasardhësve të Partisë së Punës, paçka se njerëz të PD-së madje edhe kryetari i tyre Berisha (dhe jo vetëm ai) kanë pasur lidhje organike me të. E sa për PS-në dihet ata as e mohojnë dhe madje e kanë krenari që nisën historinë qysh në vitin 1941. Në paradoksin e tyre kanë qenë pikërisht socialistët që kanë nderuar më shumë figura të së Djathtës dhe i janë bashkuar PD-së indirekt në rezistencën që bëhet për datën e vërtetë të çlirimit, një nga çudirat e shumta në vend pas ‘90. Kjo s’është se ka ndryshuar ndonjë gjë të madhe, pasi përfaqësues të familjeve të vjetra apo pasardhësit e ish-themeluesve të shtetit, administratës, parlamentit, gjyqësorit dhe diplomacisë, i gjen pak sot nëpër poste, e para sepse ata vetë nuk duan të identifikohen me një parti që nuk u bë kurrë e Djathtë; dhe e dyta brenda radhëve drejtuese të rangjeve të larta dhe të vetë Opozitës, ku me vetëm pak raste si ai i Alizotit, nuk do të gjesh gati asnjë të vijëmisojë linjën përbashkuese origjinale të Qendrës së Djathtë Demokratike të Shqipërisë së Vjetër. Sot të duket si gjueti në arkivat e historisë për të njohur pinjollët dhe të arrish t’u japësh atyre mundësi përfaqësimi. Me pak fjalë, PD-ka s’ka identitet. Mendimi post strukturalist e përshkroi edhe më mirë, paçka se shumë artistikisht. Derrida e shikonte mendimin e hapësirës sonë të Lindjes: Si identitet në rrënoja gjurmësh. “Identiteti këtu nuk është një monument i qëndrueshëm, por rrënoja mbishkrimesh: të gërvishtura, të mbishkruara, të fshira, e në fund të rishkruara përsëri”. Dhe, një sqarim gati poetik, për atë që nuk duam ta kuptojmë: “Çdo komb në këtë rajon është një palimpsest: Drejtshkrimi osman nën hartat vjenezë, nën sloganet sovjetike nën reklamat neoliberale, nën dëshirën e heshtur për diçka të duhur. Identiteti nuk zbulohet. Identiteti gjurmohet, gjithmonë në gjestin e zhdukjes”. Hapësirë e mbushur me një ego aq të sëmurë, që i shkon vetëm fjala e murgut të njohur rus Sofroni Sakharov, i cili e shprehte në mënyrën e vet fetare realitetin: “Shumica e njerëzve nuk janë ateistë. Ata thjesht e zëvendësuan Zotin me egon e tyre.” Ata që kanë pushtetin te PD-ja e kanë identitetin e tyre dhe ky është vetë Berisha. (Homo Albanicus)

 

Next Post
“Time To Decide Europe 2025”/ Rama në Vjenë: Privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi

“Time To Decide Europe 2025”/ Rama në Vjenë: Privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I vendosur ministri francez, propozon dënim me 1 vit burg për këdo që sulmon qeverinë

I vendosur ministri francez, propozon dënim me 1 vit burg për këdo që sulmon qeverinë

December 12, 2025
Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

Klipi për 35 vjetorin e PD, pse nuk ishte Basha? Berisha: Unë do e kisha vendosur, por me një kryq të madh të kuq

December 12, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

Batuta e Ramës: Kjo botë s’është e atyre ‘mor jahu na bjer një teke tjetër! Shqipërinë do e shpëtojnë gratë, i dini ju problemet që kam me burrat!

December 12, 2025
Rama takim me të rinjtë për programet e nxitjes së punësimit: 2200 djem e vajza përfitojnë nga garancia rinore e qeverisë

Rama takim me të rinjtë për programet e nxitjes së punësimit: 2200 djem e vajza përfitojnë nga garancia rinore e qeverisë

December 12, 2025
Detajet e ngjarjes/ Dy vëllezër mes të plagosurve nga sherri me thika pranë gjimnazit në Shkodër! Ja si nisi konflikti

VIDEO-Dalin pamjet nga sherri masiv mes gjimnazistëve në Shkodër/ Disa të pajisur me doreza hekuri..

December 12, 2025
Balluku del nga SPAK: Isha për një çështje në hetim, proces që besoj se do bazohet në transparencë

Padia e kryeministrit për çështjen Balluku/ Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese

December 12, 2025
Gjykata Speciale hedh poshtë kërkesën e ish-eprorit të UÇK për ndryshimin e masës së sigurisë

Gjykata Speciale hedh poshtë kërkesën e ish-eprorit të UÇK për ndryshimin e masës së sigurisë

December 12, 2025
Protesta në Elbasan, ankohet Edmond Spaho: Një polic civil më goditi dhe…

Reagon Edmond Spaho: Firmat për Avokatin e Popullit me urdhër të Flamur Nokës!

December 12, 2025
Anti-Mafia italiane e shqetësuar nga bandat shqiptare, kreu i DIA: Janë në gjendje të bashkëveprojë drejtpërdrejt me…

Anti-Mafia italiane e shqetësuar nga bandat shqiptare, kreu i DIA: Janë në gjendje të bashkëveprojë drejtpërdrejt me…

December 12, 2025
Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK/ Berisha: U zbatua Kushtetuta! Urimi i kryeministrit, “kërkoi mëshirë!”

Zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK/ Berisha: U zbatua Kushtetuta! Urimi i kryeministrit, “kërkoi mëshirë!”

December 12, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In