Partia e kryeministrit hungarez Viktor Orban është pezulluar nga grupi kryesor konservator i BE pas disa vitesh kritikash mbi pozicionet ekstreme të politikës.
Joseph Daul, presidenti i PPE, tha: “Partia Fidesz do të pezullohet me efekt të menjëhershëm dhe deri në një njoftim tjetër pas votimit të sotëm të anëtarëve të PPE-së”.
Kjo do të thotë se Orban nuk do të marrë më pjesë në takimet e nivelit të lartë me udhëheqësit e tjerë të PPE-së, partië së tij nuk do t’i jepet asnjë e drejtë votimi dhe nuk do të ketë të drejtë të propozojë kandidatë për postet – siç është Komisioni Evropian.
/a.r