• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E djathta europiane hedh poshtë Bashën: Bojkoti kundër standarteve të BE!

by S M
02/05/2017 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka reaguar PPE pas bisedes me Bashen. Ne thelb Joseph Daul shprehet se partite duhet te regjistrohen ne zgjedhje dhe se bojkoti nuk eshte ne perputhje me standartet europiane. Me poshte njoftimi i plote:

NJOFTIMI I PPE

Pas një bisede telefonike me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH), Lulzim Basha dhe grupin parlamentar të PDSH, Presidenti i PPE Joseph Daul bëri deklaratën e mëposhtme:

“Kam pasur një shkëmbim të frytshëm dhe të sinqertë të pikëpamjeve me kryetarin e PDSH­së Lulzim Basha dhe grupin parlamentar të PDSH­së. Objektivi i video konferencës së sotme ishte para së gjithash thirrja e partisë anëtare të PPE në Shqipëri që të kontribuojë në mënyrë konstruktive drejt një zgjidhje që çon në pjesëmarrjen e PDSH­ së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në ruajtjen e qetësisë dhe përmbajtjes nga çdo lloj dhune.

PPE dhe partia e saj anëtare, PD ndajnë mendimin se një luftë më e fortë kundër drogës është vendimtare si për Shqipërinë ashtu edhe për BE. Unë përgëzoj partinë tonë anëtare për vënien e luftës kundër drogës në krye të axhendës politike. Në lidhje me këtë, pajtohem dhe do të mbështes, se BE duhet të forcojë monitorimin e zbatimit të planit të veprimit 2017­2020 për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Për më tepër, BE duhet të forcojë mbështetjen e saj financiare për përfundimin e vëzhgimit ajror të të gjithë territorit shqiptar me qëllim identifikimin e plantacioneve të kanabisit dhe monitorimin e shkatërrimit të tyre. Regjistrimi dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme të të gjitha palëve është e domosdoshme.

Gjithashtu kam përsëritur se asnjë bojkot i zgjedhjeve apo i Parlamentit nuk janë aspak në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian apo të PPE­së. Në këtë kontekst unë u sigurova nga PDSH se partia do të angazhohet në negociata të mëtejshme konstruktive me shumicën qeverisëse në mënyrë që të gjejë një zgjidhje për këtë qëllim. Për më tepër, unë theksova se kompromisi i propozuar nga nënpresidenti i PPE­së, David McAllister, javën e shkuar përcaktoi prioritetet e duhura për të siguruar që zgjedhjet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në këtë drejtim, u bëj thirrje të gjitha palëve të angazhohen sinqerisht në gjetjen e një zgjidhjeje politike”.

Next Post
Gjysmëfinalja e parë e Champions, Reali mposht 3:0 Atleticon

Gjysmëfinalja e parë e Champions, Reali mposht 3:0 Atleticon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Dibër! Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

Tragjike në Dibër! Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

September 20, 2026
Zjarri përfshin varrezat në Babicë! Fakët rrezikojnë edhe banesat, digjen ullinj shekullorë

Zjarri përfshin varrezat në Babicë! Fakët rrezikojnë edhe banesat, digjen ullinj shekullorë

September 20, 2026
Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

September 20, 2026
Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër, zjarrfikësit shmangin përhapjen

Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër, zjarrfikësit shmangin përhapjen

September 20, 2026
“O djali i nënës”! Skena prekëse në Sarandë: Mamaja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj mbërrin në vendin e ngjarjes

“O djali i nënës”! Skena prekëse në Sarandë: Mamaja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj mbërrin në vendin e ngjarjes

September 20, 2026
NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik

September 20, 2026
“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

September 20, 2026
Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

September 20, 2026
Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

September 20, 2026
Shqiptarët e kalojnë fundjavën në bregdet: Kushtet janë përmirësuar, por çmimet…

Ekspertët për turizmin: Stop reklamimit si një vend i lirë për pushime!

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com