• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E djathta e rublave”: Realiteti përtej luftës politike!

by Ylli Pata
18/10/2022 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Studiuesi i njohur i historisë Auron Tare, solli dokumente të reja që tregonin qartësisht se Ushtria Nacional Çlirimtare, e cila kontrollohej nga Partia Komuniste e Enver Hoxhës, ishte ndihmuar fort financiarisht dhe logjistikisht nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Tare, solli fakte konkrete të vlerës monetare dhe me armatim që Uashintoni dhe Londra dhanë për partizanët shqiptarë, që ishte një ndihmë direkte, edhe për pushtetin ardshëm që PKSH dhe Hoxha morën pas çlirimit. Ndihma ishte pjesë e mbështetjes ndaj koalicionit antifashist, ku pjesën e luanit të saj e mori Bashkimi Sovjtik i Stalinit.

Ajo përpjekje e SHBA-së së Rusveltit, ishte krejt e njëjtë me ndihmën që Perëndimi i jep sot Ukrainës të Zelensky-t për të përballuar invazionin e Vladimir Putinit.

Por siç dihet, Envr Hoxha, edhe pse erdhi në pushtet nga ndihma direkte e anglo-amerikanëve, i çoi ata në djall, pasi jo vetëm syrin e kishte në Moskë, por sepse synonte të vendoste një pushtet autokrat diktatorial, krejt të ndryshëm nga vlerat perëndimore që përfaqësonte SHBA dhe Britania Madhe.

Edhe në vitin 1992, Sali Berisha dhe Partia Demokratike erdhi në pushtet falë mbështetjes së madhe të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Perëndimit. Por, pak vite pasi Berisha po braktiste vlerat perëndimore, e humbi këtë mbështetje, e siç dihet humbi edhe pushtetin.

Disa vite më pas në vitin 2005, SHBA nuk pati një mbështetje entuziaste për Sali Berishën, por megjithatë përkrahu rrotacionin politik në Shqipëri. Pra në mënyrë të qartë i dha një shans të dytë.

Megjithatë marrëdhëniet e Berishës me SHBA, edhe pse Shqipërinë e vizitoi për herë të parë një president i SHBA si George W Bush, edhe pse ne u bëmë pjesë në NATO(gjë e pritshme)nuk u qepën asnjëherë për të qenë “të mira”.

Por gjithsesi, në politikë ka edhe stinë kur nuk ka marrëdhënie “të mira” siç ka dhe të tilla kur ka marrëdhënie “normale”.

Koha kur marrëdhëniet e Partisë Demokratike që kontrollohej nga Sali Berisha, (edhe pse dha dorëheqjen pas zgjdhjeve të 2013-s), kaluan vijën e “normales” nisën me rastin e rastit të “armëve kimike të Sirisë”, e vijuan më pas me reformën në drejtësi.

Siç dihet, në vitin 2013, ndërkohë që kishte shpërthyer revolta në Siri kundër Bashar Al Asadit, ky i fundit me ndihmën direkte të Vladimir Putinit përdori grushtin e hekurt kundër rebeluesve dhe popullsisë civile, deri edhe armët kimike. OKB zbuloi se Asad ka përdorur disa lëndë kimik helmuese luftarake të ndaluara ndaj popullsisë së tij. E kështu u ra dakord që këto arsenale të shkatërrimit në masë të asgjësohen në një terren neutral.

SHBA mendoi për një vend ku kishte popullsi muslimane, aleat të saj për këtë vepër. Pasi bëntee sens konteksti. Ishte nga ato aksione krejt normale, kur një aleat duhet të marrë përgjegjësi. Rusia ishte kundër këtij operacioni, madje bëri një lobim të fortë që të mos ndodhte kjo. Në Tiranë, në atë kohë u organizua një “aksion i papritur ambjentalist” por që ishte qartësisht politik.

Madje atëherë ndodhi edhe demonstrata e parë përpara ambasadës së SHBA në Tiranë që prej rrëzimit të komunizmit. Sali Berisha, Ilir Meta por edhe Lulzim Basha kundërshtuan operacionin. Gjë që më pas e bëri edhe Edi Rama. Ambasadori i SHBA akuzoi Lulzim Bashën se nuk e kishte mbajtur fjalën e parë.

Disa vite më pas, ky qëndrim antiamerikan i Sali Berishës dhe Ilir Metës u përsërit me reformën në drejtësi në vitin 2016 dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite. Njerëzit pranë Berishës, kanë sulmuar me vite të gjithë zyrtarët më të lartë të SHBA-së, që nga presidenti e me radhë, e kjo ka dëshmi e qartë në media e rrjetet socale.

Viti 2017, që është edhe viti i rublave, ka pasur gjithashtu një udhëkryq politik mes shqiptarësh në radhë të parë. Kur Moska përkrahu Nikolla Gruevskin dhe Perëndimi mbështeti një koalicion të Zoran Zaevit me Ali Ahmetin, Berisha dhe Meta, me mbështetësit e tyre mediatikë yshtën hapur dhe fshehur mbajtjen e Gruevskit.

Kur kjo nuk ndodhi, patëm dhunën e tmerrshme në Parlamentin e Maqdonisë. Por qëndrimet në hapësirën shqiptare, sidomos në Tiranë ishin të qarta. Që u paraqitën edhe publikisht kundër asaj që u quajt “Platforma e Tiranës:, kur partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut u mblodhën në qeverinë e Shqipërisë për të miratuar një qëndrim politik.

Megjithatë ky aksion, është një operacion politik, e jo një sentiment popullor, mjafton të shikosh njerëzit të cilët prej tashmë 7 vitesh sulmojnë SHBA-në vetëm për shkak të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Kjo politikë antiamerikane natyrisht ka pasur fazat e veta të zhvillimit, diku me qetë, diku monotone, e diku në pikun e saj, siç në rasti para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 me Ilir Metën, apo pas shpalljes Non Grata me Sali Berishën.

E anasjelltas, njerëzit që u frymëzuan në urrejtjen ndaj Perëndimit ishin edhe përkrahës publikë të Vladimir Putinit. Mjafton të shikosh faqen e ambasadës ruse në Tiranë, ku gjen me duzinë persona që ishin pjesë e revoltës së 8 janarit në selinë e PD-së, por që pak ditë më parë i uronin Vladimir Vladimiroviçit “edhe 100 vjec”.

Kjo nuk ka të bëjë me individë, por me politika të qarta, pasi siç thoshte qartë ministri i Brendshëm serb dy ditë më parë: “Kush nuk e do Rusinë, nuk na do as ne”. E në këtë rast, kush urren SHBA, elozhon Putinin që siç e tha edhe Ilir Meta, “ka armë bërthamore edhe më të forta bashkë me Korenë e Veriut”. Pra logjika e rublave, është tjetër gjë, pasi kemi të bëjmë me një rrëshqitje politike, mjaft erozive, e cila është baza e traumës politike brenda opozitës.

Pasi siç ndodh me shumicën e popullsisë shqiptare, NATO, SHBA, pra aleanca e Perëndimit ka një përkrahje masive në shumicë më shumë se absolute, si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta. Edhe pse brenda të majtës ka nostalgjikë me Rusinë, siç nga e djathta ka të irrituar me Amerikën.

Këtu diferenca bëhet nga politikat që vijnë nga lart që i kthejnë këto sentimente periferike në zhvillime orientuese. E kjo është realisht “opozita e rublave”, e cila përfaqësoet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, pavarësisht akrobacive deklarative. Nëse këta të fundit janë penduar nga deklaratat e mëparshme, mjafton t’i përgënjeshtrojnë publikisht, të distancohen dhe mund të quhen zhvillime të reja.

E në një vend anëtar të NATO-s, me kaq mbështetje të orientimit Perëndimor, profilizimi politik i Sali Berishës dhe Ilir Metës si alternativë qeverisëse i Edi Ramës, konsiderohet së paku një qëndrim i dyshimtë fort për vijimin apo qëndrimin e Shqipërisë në këtë aleancë. Aq më shumë që njëri prej shtyllave të kësaj aleance politike është në listën e zezë të Uashingtonit…

Next Post
Mediat greke japin alarmin: Turqia po merr raketa supersonike nga Rusia, e pamundur t’i ndalosh

Mediat greke japin alarmin: Turqia po merr raketa supersonike nga Rusia, e pamundur t’i ndalosh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In