• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

E djathta e mundi Lulzim Bashën para 25 prillit

by Alfred Peza
05/12/2020 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Kryetari i PD i është shmangur në daljen e fundit televizive, të gjitha pyetjeve në lidhje me mënyrën sesi opozita shqiptare, do të shkojë në zgjedhje. Lulzim Basha ka një shkak madhor që e detyron për këtë. Ai lidhet me dështimin e tij spektakolar, për të bashkuar të gjithë aktorët dhe faktorët opozitar, në një front të vetëm kundër mazhorancës qeverisëse.

Është hera e parë në historinë 30 vjeçare pluraliste, që sa më shumë i afrohemi ditës së votimit, aq më tepër përçahet dhe copëzohet partia më e madhe e opozitës, e cila pretendon të rikthehet pas 8 vitesh në pushtet. Përçarje kjo që vazhdon në mënyrë kapilare, edhe në raportet mes PD dhe LSI që janë dy partitë më të mëdha të “Opozitës së Bashkuar”, por edhe mes tyre e aleatëve më të vegjël.

 

Në këtë mënyrë në vend të bashkimit, opozita po paraqitet përpara shqiptarëve, me ofertën e ndarjes. Në vend të unifikimit, PD po paraqitet para popullit opozitar, me realitetin e copëzimit. Në vend të krijimit të një poli të vetëm, “Opozita e Bashkuar” po paraqitet përpara 25 prillit 2021, me numrin më të madh të partive të reja dhe koalicioneve në historinë e saj.

Brenda pak javësh nga PD lindën 4 parti të reja politike, me nismën e disa prej figurave të rëndësishme, që kanë kontribute në historinë e saj. Nga Jozefina Topalli tek Myslym Murrizi, nga Astrit Patozi tek Rudina Hajdari e të tjerë që i janë bashkuar partive të tyre apo pritet ti bashkohen, janë lakmusi që tregon atmosferën e pazakontë të një klime ndarëse. Të një klime përçarëse. Të një klime të ftohte e pesimiste.

Lulzim Basha ende nuk është gati ta pranojë publikisht, por realiteti tregon se përçarja nuk është vetëm brenda PD por edhe brenda “Opozitës së Bashkuar”. Brenda koalicionit kryesor opozitar, PD ende nuk e di nëse do dalë me një apo me dy lista kandidatësh për deputetë në raport me LSI. E sigurtë është që do jenë në dy koalicione të ndryshme. Sikundër Partia e Agron Dukës, mund të mos jetë pjesë e koalicionit as me PD e as me LSI, e kështu me radhë.

Kjo situatë e pazakontë paraelektorale në kampin opozitar, jo vetëm që është tmerrësisht negative dhe e dëmshme për Lulzim Bashën, për të ngjizur frymën e madhe të ndryshimit. Por lulet e ftohta të pranverës opozitare, favorizojnë nga fillimi në fund, PS dhe mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama. Për shumë arsye, ku më kryesorja lidhet me një fakt të pakundërshtueshëm, që na e kanë mësuar 10 zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të postkomunzimit.

PS i ka humbur zgjedhjet në vitin 1992 për arsye historike. Ndërsa në vitin 2005, kaloi nga mazhoranca në opozitë, për një arsye që e pranon kushdo që njeh sadopak politikën dhe fushatat zgjedhore. Humbja ka ardhur jo nga PD, por sepse e majta ka mundur veten. PS në zgjedhjet e para 15 viteve është mundur nga PS. Nga përçarja për shkak të luftrave të brendshme, që çuan më 2004 në krijimin e LS së Ilir Metës.

Sot pas 8 vjetësh në pushtet, PS nuk ka qenë kurrë më parë në historinë e saj, kaq e bashkuar dhe e kompaktësuar brenda rradhëve të veta. Ky realitet që është e kundërta e asaj që po ndodh në kampin përballë në opozitë. Një mazhorancë unitare edhe pas dy mandatesh në qeverisje, përballë një “Opozitë të Bashkuar” gjithnjë e më të përçarë, parathotë shumëçka për atë që pritet të ndodhë në pranverë.

Ironia e do që fati të jetë kundër Lulzim Bashës edhe për një arsye tjetër. Ai hyri në politikë në vitin 2005 kur PD me Sali Berishën në krye u rikthye në pushtet. Ai vetë ishte pjesë e një procesi hapjeje të pashmbullt në PD, që riktheu të gjithë themeluesit dhe kontributorët e PD nga dhjetorit i 1990 e deri atëherë. Pjesë e këtij bashkimi u bë edhe Komiteti i Orientimit të Politikave (KOP) në krye të së cilës ishte pikërisht Basha.

Ajo histori e para 15 viteve, është e kundërta e asaj të sotmes jo vetëm brenda PD por, edhe brenda vetë frontit të madh opozitar. E djathta sot është pa identitet, pa personalitete, pa bilanc ideologjik, pa histori dekomunistizimi, pa histori rikthimi pronash, pa histori të integrimit të ish të përndjekurve politikë, pa program elektoral, pa platformë alternative qeverisjes për të ardhmen. E vetmja që ka mbetur është ëndrra e Lulzim Bashës me karrike Kryeministrore.

As e djathta tradicionale a historike, e as e djathta e re apo postkomuniste, nuk është sot pjesë integrale e projektit të opozitës. Sepse Lulzim Basha nuk ka një të tillë. Projekti i kryetarit të PD nuk është as i djathtë, as politik dhe as elektoral. Por një projekt kohor, thjeshtë kalendarik. Pret që fruti i pushtetit ti bie vetë në prehër dhe ai ta hajë atë, të gjithën vetëm. Kjo është arsyeja, se përse e djathta e ka mundur që tani Lulzim Bashën, ndaj ai nuk fiton dot këtë radhë.

Next Post
Covid-19/ Specialistja e ISHP-së konfirmon: Virusi ka gjetur terren. Pritej rritje e numrit te të infektuarve

Eugena Tomini: Do të kemi rritje të rasteve, Shqipëria se ka arritur ende pikun e valës së dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër veprimtari prostitucioni në Durrës, arrestohet organizatorja nga Armenia

Tjetër veprimtari prostitucioni në Durrës, arrestohet organizatorja nga Armenia

January 18, 2026
Çfarë po ndodh në Greqi? Dy ish-kryeministra drejt burgut

“Rreth 90 mijë leje qëndrimi në pritje të zhbllokohen”, rregulla të reja për emigracionin në Greqi

January 18, 2026
Tarifat e reja të Trump ndaj vendeve që “mbrojnë” Groenlandën, çfarë pasojash do të kishin

Tarifat e reja të Trump ndaj vendeve që “mbrojnë” Groenlandën, çfarë pasojash do të kishin

January 18, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

“Shqipëria sovrane në energji”, Rama: Kjo do arrihet brenda këtij mandati

January 18, 2026
Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge

January 18, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

“Ata që hidhen përpjetë çoroditën publikun”, Rama: SHBA nuk i kanë ndaluar vizat për Shqipërinë

January 18, 2026
Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

Bilanci tragjik në Iran: Mbi 3300 të vrarë gjatë protestave kundër regjimit

January 18, 2026
6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë, të shpërndara në profile të ndryshme

6 mijë vende të lira pune, pjesa më e madhe në Tiranë, të shpërndara në profile të ndryshme

January 18, 2026
Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë: S’ka asnjë detyrim për 1 mld dollarë!

January 18, 2026
Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

Paradoksi i ndërtimit dhe pasuritve të paluajtshme: Çmimet do të shtrenjtohen, por kërkesa në rënie!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In