• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

‘E dinim që donte dikë, por mendonim se ishte djalë’

by
16/07/2015 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre studentet që kanë ndarë për një vit qiranë e shtëpisë me vajzën që u vetëvra dje Ida Xherahu, janë thirrur veç e veç në Polici për të dëshmuar rreth ngjarjes. Sipas policisë vajzat kanë qenë mjaft të tronditura nga ngjarja, që ato kanë shpjeguar se nuk e prisnin, pasi shoqja e tyre nuk i kishte bërë ndonjëherë të dyshojnë se mund të kryente një veprim të tillë.

Atyre u është treguar edhe letra e lamtumirës që 20­-vjeçarja kishte lënë para vetëvrasjes dhe ato kanë identifikuar shkrimin si të sajin, pa ngjallur dyshime se mund ta kishte shkruar dikush tjetër. Ndërsa emri “Xhoi” që përmendej në atë letër, nuk u thoshte asgjë, pasi shoqja e tyre nuk ua kishte përmendur asnjëherë.

“Ne e dinim që ajo kishte një lidhje dashurie, por me një djalë. Nuk e kishim idenë që ajo mund të pëlqente femrat, të paktën jo në këtë formë”, janë shprehur vajzat. Ndërsa kanë shtuar se pavarësisht se ajo u kishte thënë se dilte me një djalë, të cilin e kishte të dashur, asnjëherë nuk u kishte folur për të dhe nuk ua kishte thënë as emrin e tij.

“Nuk e dimë emrin e djalit që ajo thoshte se e kishte të dashur. Nuk na e kishte thënë, madje as nuk na e kishte prezantuar, siç na ndodh ne të tjerave që të takohemi ndonjëherë edhe si çifte. Por që të dashuronte një vajzë, këtë nuk e kishim menduar asnjëherë dhe as nuk na e kishte lënë të dyshonim për këtë”, kanë deklaruar tri shoqet e viktimës.

Next Post

Pas tërheqjes, kryeministri i ri nuk do të jetë nga partia e Gruevskit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com