• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E dinë se çfarë kanë bërë!

by Mero Baze
08/12/2017 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në SHBA ka nisur një hetim ndaj kompanisë OSI Systems Inc, e cila ka koncesionin e skanimit në pikat doganore në Shqipëri, në emër të investitorëve të cilët kanë blerë aksione të zakonshme të OSI, pasi ndaj saj u bën publike akuza të rënda në televzionin e njohur të lajmeve ekonomike “Bloomberg”. Hetimin e ka nisur Kaplan Fox & Kilsheimer LLP, një kompani e specializuar për auditin financiar, e cila është duke hetuar në interes të aksionerëve të kompanisë OSI që ka fituar koncesionin në Shqipëri .

Bloomberg thotë se kompania OSI Systems, e cila pësoi rënie në bursë, fituese e koncesionit të skanimit të kontenierëve në Shqipëri, ka përdorur praktika korruptive kundrejt qeverisë së atëhershme të Kryeministrit Sali Berisha në vitin 2011. Bëhet fjalë për një mashtrim që shkon nga 100 deri 1500 milionë dollarë, i cili kuptohet lehtë se si gjysma e kompnisë që vlente në bursë 250 milionë dollarë u shit për 5 mij lek në Shqipëri, si dëshmi e ryshfetit për pushtetin në Tiranë.

Në Shqipëri ky koncesion dhe ai ngjyrosjes së naftës, ka qenë i përfolur para se të vinin socialistët në pushtet, për shkak të lidhjeve të forta që shkonin në familjen Berisha, por nuk u arritën të anullohen, për shkak të penaliteteve të larta, që qeveria Berisha, kishte parashikuar në raste të prishjes së marrëveshjeve të tilla.

Në këtë rast, siç provon investigimi i nisur në SHBA, njerëzit e Berishës, i kanë marrë paret, duke qenë formalisht aksioner në këtë kompani dhe duke shitur gjysmën e aksioneve që vlejnë në tërësi 250 milionë dollarë, me një shifër që shkon tek 50 dollarë. Kjo i bën të besojnë hetuesit se korrupsioni për pjesën qeveritare të Berishës ka qenë mbi 100 milionë dollarë.

Në rastin e koncesionit të ngjyrosjes së naftës, njeriu i afërt i familjes Berisha u zbulua nga “Panama Papers”, se i ka aksionet në parajsë fiskale në Panama, ndërsa aksioneri tjetër në Zug të Zvicerës, po ashtu parajë fiskale.

Këto janë dy nga dosjet e para që duhet të jenë në tavolinën e SPAK dhe Prokurorit të Përgjithshëm, i cili duhet të zgjidhet këtë muaj.

Në fakt po të shikosh shifrat e frikshme që po hetohen si korrupsion i pastër qeveritar, dhe deklaratat nga investigatorët amerikanë se ata kanë fakte që ato pare janë paguar për korrupsion në Shqipëri, e kupton se tërbimi ndaj procesit të caktimit të Prokurorit të Përgjitshëm, të Përkohshëm, është i ligjshëm.

Po kaq i motivuar duket dhe tërbimi ndaj diplomatëve perëndimroë që po mbajnë nën kontroll procesin e caktimit të Prokurorit të Përgjithshëm, dhe sidomos mllefi ndaj ambasadorit Lu, që lidhet me paranojën se këto hetimet në SHBA i nxit ambasadori.

Në fakt nuk është fare e vërtet. Ambasadori Lu nxit vetëm caktimin e krypropokrurit të ri, se ajo është puna e tij. Investigimet në SHBA janë punë e investigatorëve. Por të frikësuarit në Tiranë nga kjo histori, bëjnë bashkë në mendjen e tyre, atë që ata kanë bërë me atë që mund tu bëjnë, nëse i zbulojnë dhe janë futur në një alarm të pazakont.

Kurrë në Shqipëri nuk ka pasur kaq alarm dhe kaq egërsi ndaj zëvendësimit të një kryprokurori. Berisha u ka hequr socialistëve në bashkëpunim me Ilir Metën, Arben Rakipin dhe s’ka ndodhur gjë. Berisha ka hequr Dhori Sollakun kundër vullnetit të socialistëve dhe prap nuk ka ndodhur gjë. Berisha shkarkoi Ina Ramën, para kohe me urgjencën që kishte nga frika e Gërdecit , 21 janarit dhe hetimeve për Bashën, dhe sërisht nuk ndodhi gjë.

Alarmi që ka nisur dhe po vazhdon të trashet lidhur me largimin e Adriatik Llalës dhe ardhjen e një prokurori të ri, që nuk kalon nga duartë e Berishës, është ndoshta momenti më alarmant që politika shqiptare ka pasur që në vitin 1991. Dhe nuk ka me se shpjegohet tjetër, veç pasigurisë që ndjejnë nga zhvillimi i papritur me prokurorin e përkohshëm, i cili u duket gjëja më jetgjatë në Shqipëri. Se ndryshe nga ne, që përpiqemi ti kuptojmë, pse janë kaq të alarmuar, sta e dinë se çfarë kanë bërë.

 

Next Post
Furgoni shpërthen në flakë në mes të Vlorës, nuk ka të lënduar

Furgoni shpërthen në flakë në mes të Vlorës, nuk ka të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In