• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e dinë që kanë mbaruar zgjedhjet?!

by S M
15/08/2017 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama duket se nuk ka ndërmend ta ngacmojë temën e qëndrimit (ose më mirë largimit) të ministrave teknikë nga qeveria e tij. Pasi ka bllokuar me një urdhëresë të posaçme procedurat e tenderimeve të mëdha që ministritë ndjekin ose kryejnë, ai i ka vënë “tapën” shishes qeveritare dhe ka ikur me pushime. Kjo është qasja komode që kreu i ekzekutivit ka aplikuar për një situatë e cila duket gjithnjë e më paradoksale.

Kur na ndajnë pak më shumë se 20 ditë nga mbledhja e Kuvendit të ri dhe votimi i qeverisë së dalë nga vullneti popullor i 25 qershorit, ata që dolën fitimtarë në ato zgjedhje vazhdojnë të ndodhen në minorancë në qeverinë aktuale. Një habi shqiptare që mund të bëjë të ngrenë supet të gjithë ata që janë pak ose aspak të mësuar me “origjinalitetin” e demokracisë shqiptare. Një sistemi ku bashkëjetojnë shumë paradokse, që të gjitha të evitueshme në letër, por që askush nuk i prek më dorë.

Një nga paradokset e mëdha është dhe ky i ministrave teknikë të ulur në ato poltrona në të hyrë të fushatës elektorale, pas marrëveshjes së famshme të 17 majit, kur Rama dhe Basha zbuluan papritur dëshirën për të zgjidhur me një të rënë të lapsit dhe brenda natës, atë që nuk kishin mundur të zgjidhnin gjatë katër viteve luftë politike. Dhe për t’ju kthyer ministrave teknikë, ata vijojnë të mbeten aty me pretekstin se po shkruajnë një raport paszgjedhor, për gjetjet që kanë mundur të grumbullojnë gjatë fushatës, në lidhje me qëndrimin e administratës shtetërore në procesin elektoral.

Duhet të jetë një raport shumë i gjatë dhe shumë i detajuar ky i ministrave teknikë. Të cilët gjatë kohës që kanë qëndruar në detyrë, me ndonjë përjashtim të rrallë, kanë pasur kaq shumë përplasje, sherre e konflikte, sa për një katërvjeçar të plotë menaxhimi të ministrive.

Pasi janë grindur me sekretarët e përgjithshëm, specialistët, drejtorët dhe gjithkënd pranë, anash dhe poshtë tyre, pasi janë përfolur për tendera dhe favore, të cilat i kanë përgënjeshtruar, ministrat teknikë vetëm një gjë s’kanë bërë: të lexojnë edhe një herë kompromisin që i ka ulur në ato poltrona dhe të kuptojnë se zgjedhjet e 25 qershorit janë mbajtur para 50 ditësh!!!

Detyra e ministrave teknikë për të ruajtur sistemin dhe institucionet e shtetit nga keqpërdorimi në fushatën elektorale, është ezauruar prej kohësh. Mbajtja e tyre në detyrë, e bën Lulzim Bashën jo vetëm një lider opozitar qesharak (siç ja kanë thënë edhe aleatët e tij Mediu, Shehi e Ndoka), por e kompromenton rëndë edhe vetë misionin e opozitës. Një opozitë që paguhet nga qeveria nuk është opozitë…

Javanews.al

Next Post
Truprojat e Lulzim Bashës

Truprojat e Lulzim Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

March 17, 2026
Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

March 17, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

March 17, 2026
Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani intensifikon sulmet, godet me dronë ambasadën amerikane në Bagdad

March 17, 2026
Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In