Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u pyet nga gazetarët për vilën në Gjirin e Lalzit dhe akuzat e ngritura ndaj sajë nga kreu i Bashkisë së Tiranës. Gjatë një konference me mediat Kryemadhi u shpreh se për vilën e saj në Lalz e dinë të gjithë shqiptarët dhe se kjo pronë ështe e deklaruar publikisht. Madje ajo vijoji më tej duke thënë se në oborrin e vilës së saj çiftet vijnë dhe bëjnë fotot e dasmës.
Teksa foli për rolin e të rinjve në LSI, Kryemadhi tha se diferenca mes PS dhe Rilindjes është shumë e madhe.
“Monika Kryemadhi e ka deklaruar vilën e Lalzit. E dinë gjithë shqiptaret madje vijnë bëjnë dhe foto në oborrin e Monikës dhe ndonjë nuse me dhëndër vijnë bëjnë fotot e dasmës.
Po Veliaj i ka deklaruar pronat e veta. Se në fustanet e gruas së vet dolce gabbana ne del dhe thotë i ka bërë gjyshja e vet
Ajo që dua të theksoj është që Lali Eri do ta deklarojë atë deklaratën e banorëve të kombinatit dhe pallateve populite? Do tu japë kontratën njerëzve që humbasin shtëpitë nga shembja e pallateve?.
Do tu japi një kontratë që këta njerëz do të marrin shtëpitë e tyre. Mendoj se sot më shumë e kushdo tjetër diferenca mes LSI dhe rilindjes është e madhe”, tha Kryemadhi.
g.kosovari