• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“E dimë cilët jeni”, ushtria izraelite zbulon kupolën e udhëheqjes së Hamasit në Gaza

by A M
17/10/2023 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa qëndron e gatshme për të nisur pushtimin tokësor të Rripit të Gazës me qëllim neutralizimin e plotë të Hamasit, ushtria izraelite (IDF) ka zbuluar të martën, në një postim në platformën X, hierarkinë organizative të organizatës së cilësuar terroriste.

Duke u zotuar ta shkatërrojë Hamasin, IDF zbulon me foto drejtuesit e lartë të organizatës të cilët ishin “përgjegjës” për sulmet kundër civilëve izraelitë me raketat e nisura nga Gaza, duke i shoqëruar me mesazhin “kërcënues”: E dimë cilët jeni.

Në mesin e anëtarëve të Hamasit të zbuluar në postimin e IDF janë lideri i organizatës Ismail Haniya, Yahya Sinwar, që ushtria izraelite e quan “udhëheqësi i vijës së ashpër të Hamasit në Gaza” dhe El Deif , i supozuari “kryeministri” i sulmit të 7 tetorit.

Para fitores së Hamasit në zgjedhjet palestineze ndaj Fatahut në vitin 2006, Ismail Haniya nuk ishte një anëtar i shquar i udhëheqjes së organizatës terroriste. Pas fitores në zgjedhje, nisi shkëlqimi i tij.

Ai u emërua kryeministër i Autoritetit Palestinez në Rripin e Gazës dhe pasuria e tij u rrit me shpejtësi, sipas Times of Israel.

Ushtria izraelite e quan Jahya Shinwar, liderin e vijës së ashpër të Hamasit në Gaza, ose “fytyra e së keqes”. Oficerët e lartë thonë se ai është objektivi kryesor i dhjetëra mijëra trupave izraelite që janë gati të pushtojnë enklavën bregdetare dhe të shkatërrojnë udhëheqjen e saj.

Sinwar, i parë prej kohësh si një ekzekutues brutal në emër të Hamasit dhe një armik i vendosur i Izraelit, kaloi më shumë se dy dekada në burgjet izraelite përpara se të lirohej në një shkëmbim të burgosurish në vitin 2011. Ai doli si udhëheqësi i grupit militant në Gaza në 2017.

Mohammed Diab Ibrahim al-Masri , i njohur si El Deif (vizitori) sepse, për disa kohë, ai qëndronte në shtëpi të ndryshme çdo natë për të shmangur zbulimin dhe ekzekutimin nga Izraeli, tani është kreu i krahut ushtarak të Hamasit, ose Brigadat Al Qassem. Në vitin 1996, El Deif, një prodhues i aftë bombash, qëndronte pas një vale prej katër sulmesh vetëvrasëse që u morën jetën 65 njerëzve në Jerusalem dhe Tel Aviv dhe veprime të tjera që synonin të prishnin procesin e paqes.

/a.d

Next Post
Sekretari i Jashtëm britanik: Emigrimi ilegal i shqiptarëve në Angli shumë i ulët

Sekretari i Jashtëm britanik: Emigrimi ilegal i shqiptarëve në Angli shumë i ulët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In