Kryebashkiaku Erion Veliaj është fotografuar ditën e sotme bashkë me bashkëshorten e tij Ajola dhe djalin e tyre Kajan duke shëtitur në Kodrat e Liqenit Artificial.
I veshur sportiv, Veliaj ka preferuar që karrocën e djalit ta shyjë vetë nëpër rrugicat e Parkut Të Liqenit, ndërkohë që sikurse shihet nga foto, ai shfaqet i qeshur teksa bisedon me bashkëshorten e tij.
Pak ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ndau një foto ku shfaqej teksa ushqente të birin, i cili këtë shtator ka bërë 11 muaj.