• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E di Partia

by Edison Ypi
29/09/2025 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Kandidati për Kryetar i Bashkisë së Tiranës për Partinë Demokratike nuk do jetë një çapkën shtatlartë kaçurrel, syzi, vetulltrashë, ballgjërë. E di partia si do jetë. Po e përgatit me duart e veta.

Komisioni ngritur enkas për konstruktimin e kandidatit, vendosi që koka e tij të mos jetë prej mishi, prej kockash, apo prej delli, por vetëm prej druri.

Gropat e syve, brimat e veshëve, flegrat e hundës, rrudhat e ballit, do gdhenden në atë mënyrë që pamja e surratit të kryetarit të jetë diçka mes feçkës së derrit, veshëve të dhelprës, turirit të majmunit. Kjo, për t’i dhënë mundësi kryetarit të supozuar të përdori njërën apo tjetrën çehere sipas rastit, sidomos kur ta shtyjnë ose pështyjnë, të mos skuqet as zverdhet, të mos i bëjë asnjë përshtypje.

Truri i kandidatit do punojë me bateri korenti i të cilave do sillet nga Hidrocentrali Drita e Partisë.

Bateritë si ato që ushqenim kanoçet televizive, do i futen brenda kokës në një zgavër me kapak rrëzë veshit, prapa qafës.

Ndërtimi dhe montimi i kafazit të gjoksit do u besohet kokboshave të Rrugicës së Shpresës. Ata do sjellin nga Kombinati Çeliku i Partisë shufrat dhe bulonat e duhur për kompozimin e kraharorit të hekurt të kryetarit, aq solid sa edhe ta hedhësh nga Shkalla e Tujanit të mos i thyhet asnjë brinjë.

Trushpëlarët e Foltoreve do e bëjnë natën ditë mbi skicat e relievit të buzëve sa më të trasha, skalitjes së dhëmbëve sa më të mëdhenj dhe sa më të bardhë, dhe natyrisht gjuhës si vaporr me anë të cilëve, për tu ushqyer sa më shëndetshëm, kandidati në fjalë do mund të shqyej ç’ti zënë dhëmbët. Nga tavat dhe mishrat e pjekur, deri te gomat e makinave.

Çunat e oficerave të Sigurimit do mbikqyrin punën për zgjedhjen e variantit më të përshtatshëm të gojës si kuti rezonuese sa një daulle ose violinçel. Përmasat dhe gjeometria e posaçme do bëjnë të mundur funksionimin e asaj goje si altoparlant. Aq i fuqishëm, sa rrenat që do shqiptojë kandidati para kamerave dhe turmave, do futen në veshët e mitingashëve si plumba që plasin brenda kokës së tyre duke ua hedhur në erë pjesën e mbetur të trurit nga betejat fitimtare të hajdutllëkut demokratik.

Një tjetri komision me katër ose pesë hajdutë nga më të thekurit që edhe kanë vila dhe biznese abuzive edhe bëjnë si fukarenj, do u besohet operacioni më delikat. Ngritja te Shkolla e Qenve ose në Paskuqan e një impianti selektuas i zajeve që sjell Lumi i Tiranës nga Mali me Gropa, me qëllimin që, ndër gurët e rrokullisur të zgjidhet 1 zall i vetëm sa grushti, ai më i ftohti, më i pashpirti, më i pamëshirshmi, që do i vendoset në vend të zemrës kandidatit të ardhshëm. Nëse zalli i ftohtë dhe i lëmuar nuk rezulton zgjidhja e duhur, zemra e kandidatit mund të jetë edhe një copë baltë Myzeqeje, bajgë lope, apo kakë kalamani. Për ta vendosur, të hidhet në short cila lloj zemre i përshtatet më tepër kandidatit: zemërgur, zemërbaltë, zemërbajgë, apo zemërkakë.

Që kandidati për kryetar të mos lodhet kurrë, gjymtyrët, këmbët, duart, artikulacionet, kyçet, muskujt, do realizohen nga hekurishta, kavo, llamarina, boshte, gryka artilerie, që do merren nga magazinat e skrapit anekënd Shqipërisë.

Kolektivi punonjës i Uzinës së Traktorave, atyre që me forcat e veta dhe me pjesë kineze arritën të kompozojnë 1 traktor, i cili, pasi udhëtoi gjithsej 40 metra ditën e inaugurimit, u pështoll i tëri me shtëllunga tymi, do japi kontributin e vet duke projektuar dhe ndërtuar një palë patina me rrota që Kryetari i ardhshëm i hapsave të kashtës kurrë të mos eci, por vetëm të rrëshqasi.

Problemi i organeve të riprodhimit të kandidatit fitimtar hipotetik është pak i vështirë, por jo i pamundur.

Për shumëzimin e rracës së hajnave dhe rrenacakëve, ato sferiket e mender kryetarit të cilat dashit i lëkunden por nuk i bien, do mbushen me një eksploziv që shpërthen dhe ngjizet vetëm brenda mitrave të budallenjve.

Vetë organi riprodhues do jetë pakashumë si një predhë kryepërpjetë topi kundërajror 32 milimetra me barut, gëzhojë, kapsollë, dylbi, ADZKA, stacion radiolokativ.

Stërvitja për qitje drejt mitrave të armikut për ta mbarsur me hajvanllëk ekstrem, do bëhet në Pish Poro në përputhje të plotë me përvojat e pasura ruso kineze që nostalgjikët trushkukur i përsërisin pafund nëpër studio televizive.

Gëzhojat bosh mbetur nga qitjet në erë të kandidatit për kryetar do më kujtojnë kohën e ushtrisë. Kur oficerat më sillnin nga ato gëzhoja tua bëja mullinj kafeje në torno. Pastaj, kur shihja mullinjtë e kafes që më kujtonin mullinjtë e erës së Don Kishotit, kënaqesha tue u qeshë me shakatë e Zotit, i cili, pa të pyetur aspak, të lind e të vdes në vendin e shjtanbudallenjve rrenacakë dhe hajdutë ku çdo gjë e di Partia.

Next Post
Apeli ndryshon masën e për avokatin Logu, i ndalohet përkohësisht ushtrimi i profesionit

Apeli ndryshon masën e për avokatin Logu, i ndalohet përkohësisht ushtrimi i profesionit

Comments 1

  1. Shehdule Vrenezi says:
    11 months ago

    Kandidati i PD për Tiranën, është studiuar, projektuar, skicuar dhe është në proçes printimi.
    Mbi 65 vjeç.
    I pjekur dhe stërpjekur.
    Kokën, duhet ta ketë të madhe me zmadhim prapa.
    Hundën si sqep shqiponje.
    Fytyrën pak kuqaloshe.
    Flokët gjysëm të bardha e gjysem bojë kafe.
    I gjatë mbi 190 cm.
    Të ecë si malësor 75 cm një hap, duke u tundur si lavjerës.
    I kërrusur.
    Të mos mbajë fjalën.
    Të shajë të tjerë me libër shtepije dhe libër lagjeje.
    Të gënjejë.
    Të të vrasë natën e të të qajë ditën.
    Të zhdukë shokët e miqt e vet.
    Të ketë baba biologjik, dashnorin e nënës.
    Me një fjalë, të jetë mut muti.
    Ti ngjajë patjetër shokit Sali Brrisha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

August 11, 2026
Pekini aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve të Nivelit II përpara shirave të rrëmbyeshëm

Pekini aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve të Nivelit II përpara shirave të rrëmbyeshëm

August 11, 2026
VIDEO/ Panik në fluturim mbi SHBA, motori i avionit “Boeing” merr flakë pas përplasjes me një zog dhe bën ulje emergjente

VIDEO/ Panik në fluturim mbi SHBA, motori i avionit “Boeing” merr flakë pas përplasjes me një zog dhe bën ulje emergjente

August 11, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

August 11, 2026
Vende të reja pune / SHISH kërkon agjentë, zgjerohet edhe Ministria e Drejtësisë

Risia, mbi 1200 vende në administratë për të rinjtë! Mundësi punësimi, kontratat dhe kriteret! Aplikimet mund të dorëzohen online deri më 16 gusht

August 11, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, tre të plagosur

Makina del nga rruga në Milot-Rrëshen, plagosen drejtuesi dhe pasagjeri! Ja si paraqitet gjendja e tyre

August 11, 2026
Përdorej si lavanderi, zjarri shkrumbon banesën e katin e pestë të një pallati në Sarandë! Zbulohet dhe shkaku i dyshuar (FOTO)

Përdorej si lavanderi, zjarri shkrumbon banesën e katin e pestë të një pallati në Sarandë! Zbulohet dhe shkaku i dyshuar (FOTO)

August 11, 2026
Nxehtësi rekord dhe thatësirë në Britani, 27 milionë njerëz kanë nevojë për ujë

Nxehtësi rekord dhe thatësirë në Britani, 27 milionë njerëz kanë nevojë për ujë

August 11, 2026
“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

“Arratisje” sekrete nga Turqia. Trump u fsheh në kamionin e ushqimit dhe ndërroi avionin

August 11, 2026
Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky: Rusia përdori raketa balistike të Koresë së Veriut në sulmet në Zaporizhia

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com