Një 38-vjeçar ka marrë urdhër mbrojtjeje, pasi gruaja e tij ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.
Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se ka qenë shtetasi K.C., ka kallëzuar gruan e tij me inicialet M.C.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 09.01.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin K.C, vjeç 38, pasi dyshohet se bashkëshortja M.C vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
a.ç