• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E dhunonte familja e burrit, nuk e pranon as e ëma për shkak të Jehovait

by A R
13/10/2019 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e ndërmjetësimit në “E Diela Shqiptare” tregoi një dramë të madhe për jetën e Artës. Ngjarja e dhimbshme dhe aspak e zakontë e përcjellë në “Shihemi në gjyq” është shoqëruar edhe me një tjetër debat në studio mes Artës dhe nënës së saj, Bukuries.

Përveç debatit për martesën pa pëlqimin e saj dhe ndarjen nga burri, rrëfimit të Artës për vuajtjet dhe dhunën që i kishin shkaktuar tek shtëpia e vjehrrit, ajo tashmë ka dhe një tjetër problem. Nëna e saj, Bukuria, nuk pranon besimin e ri si pjesëtare e “Dëshmitarëve të Jehovait”.

Pas ndarjes nga burri, Arta është bërë pjesë e shoqatës së grave të keqtrajtuara dhe i është bashkëngjitur grupit të “Dëshmitarëve të Jehovait”.

Bukuria- Pse e pranove fenë? Je myslimane dhe do rrish myslimane.

Arta- Sepse mami kam të drejtat e mia dhe unë si person vendos me kë do martohem, me kë do jetoj, çfarë do besoj dhe çfarë do bëj me jetën time. Jam krijuar mama, me vullnet të lirë. Një perëndi i gjallë dhe i vërtetë, krijesat që jetojnë këtu, falë tij po jetojnë. Sepse nëse ai heq oksigjenin, asnjë person këtu në tokë nuk mund të jetojë mama.

Ardit Gjebrea: Ajo që do të doja unë sot, është t’i qëndrojë në krah Artës për dy vajzat e saj dhe jo ta kundërshtonte për besimin. Zonja Bukurie, unë të shikoj një grua të fortë, unë sot bashkohem me zërin e Artës, për të kërkuar që ta pranosh atë ashtu siç është, dhe mbi të gjitha, që të luftosh bashkë me të që ajo të shohë dy vajzat. Kjo është ajo që edhe krijuesi, qoftë i fesë myslimane, qoftë i Dëshmitarëve të Jehovait, qoftë i kujtdo tjetër, ka krijuar familjen, që të jetë bashkë, ndaj ka krijuar nënën, që të jetë pranë fëmijëve.

 Eni Çobani-Arta që nga momenti që u ndave nga Ganiu, ti u bashkove besimit tënd?

Arta- U bashkova me Dëshmitarët e Jehovait, sepse atë e ndjeja familjen time.

Eni Çobani-Ti atje ndiheshe mirë?

Arta-Patjetër!

Eni Çobani- Ti sot je e vetmuar, je pa bashkëshortin tënd, familjen e origjinës, vajzat por në zemrën dhe shpirtin tënd ia ke falur një besimi. Besimi të ka mbushur dhe të ka kthyer në jetë. Kjo të ka bërë ta shohësh jetën me ngjyra të tjera.

Arta-Patjetër se sot do isha e vdekur, se kushedi sa herë kam dashur të vras veten.

Eni Çobani- Të ka mbushur dhe të ka kthyer në jetë. Besimi solli këtë ndryshim kaq thelbësor në jetën tënde.

Arta-Unë mësova të jetoja, se nuk dija të jetoja…A e beson Zonja Eni se dua të vë dorën prapa dhe nuk e vë dot, a e dini përse? Ngaqë vjehrri ma ka nxjerrë krahun, krahun tjetër ma ka nxjerrë kunati. Sepse burri im nuk ishte i përgjegjshëm për gjërat e tij familjare. Për një shtyllë që morri në truallin e tij, për atë shtyllë mua jo vetëm më vdiq, por babai im sot është në dhe. Sebep burri im. E gjithë kjo torturë ësht ëpër shkak të mamasë, që më coi atje tek ai person.

Ardit Gjebrea- Çfarë i kërkon ti mamasë sot?

Arta- T’i kem pranë. Mos ndihem vetëm më. Sepse vajzat e mia sot…që në momentin që unë shkova të ndahesha, sepse kisha 12 vjet, ngaqë ai ishte shumë i rrezikshëm, un nuk merrja dot fuqinë të bëja ndarjen. Kam filluar t’i bëj në vitin 2009. Nuk ia arrita. Fillova t’i bëj tani në Greqi, kam që në datën 7 Shkurt, kur ishte gjyqi, vajti dhe e anuloi, atë ditë ai vajti të më vriste prapë brenda në gjykatë. U morën masa të menjëhershme dhe mora urdhër mbrojtje që të mos më afrohet sa të jetoj. Në atë moment që unë mora urdhrin e mbrojtjes, dikush tjetër, që nuk ishte e rastësishme u fut në jetën e vajzës sime të madhe. Ky person vetëm jo vetëm që hyri për të na shkatërruar, por unë, vajzat e mia sot nuk e di se ku janë. Sepse arriti që të më merrte vajzën e madhe dhe pastaj më mori edhe të voglën, e cila nuk ka mbushur akoma 15 vjeçe.

Zonja Eni: Fati i nënës ka ndjekur edhe vajzat me sa duket.

Arta: Kam parë disa gjëra, disa veprime, të papërshtatshme që është sjellë me vajzën e vogël dhëndri. Që nuk kam pranuar kurrë që të kem një marrëdhënie me njëri-tjetrin, që të di se ku do jepet kjo vajzë, apo se si…Përse? Sepse ka kërkuar që t’i merrte tek shtëpia e vet dhe unë nuk pranova. Sepse doja që të mësoja çfarë familjeje ishin dhe nga ishin. Këta persona nuk pranuan kurrë të njiheshim dhe vetëm kur babai i tij më foli, atë që më frikëson mua më tepër, sepse më tha se ‘nëse vajzës tënde djali im i bën diçka, unë do ta ther fëmijën tim’. Dhe i thashë, ‘çfarë babi je ti që të shkosh të therësh fëmijën, sepse të gjithë fëmijët mund të bëjnë gabime, por nuk theren. Në momentin që ti ther fëmijën tënd, çfarë do ti bësh fëmijës tim?’

Zonja Eni: Arta është fare e re dhe ndodhet vetëm, pa bashkëshortin, pa familjen, pa vajzat, me këtë dhunë, e stresuar, por me diçka të madhe në zemër, sikur është besimi. Arta e dashur, unë i bashkohem edhe një herë dhimbjes tënde për të reaguar, i bëj thirrje çdo nëne dhe vajze shqiptare nëse dhunoheni, ju lutem flisni, sepse ne nuk mund të reagojmë nëse ju nuk flisni. Arta e dashur, të lutem edhe një herë vazhdoje besimin tënd, ndriçoje jetën tënde, mos u largo nga vajzat e tua, unë do të jem një nga ata që do të vihem në krah t’i gjejmë vajzat, ta bashkojmë nënën me vajzat, se nëna pa fëmijët nuk ka jetë. /tvklan.al

Next Post
Protesta/ Sekretari i PD-së akuzon ministrin Lleshaj: Sajoi skenarë për djegie makinash false e policë të dhunuar

PD sulmon ministrin Lleshaj: Jeton në dy shtëpi të padeklaruara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në fshatin Mallunxë të Matit, terreni i thyer vështirëson punën e forcave në aksion!

Zjarr në fshatin Mallunxë të Matit, terreni i thyer vështirëson punën e forcave në aksion!

October 5, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, eksperti europian vlerëson se janë në përputhje me standardet: Zgjedhje koherente!

Ndryshimet në Kodin Penal, eksperti europian vlerëson se janë në përputhje me standardet: Zgjedhje koherente!

October 5, 2026
Bombardohet me dron anija tregtare turke në Detin e Zi, 2 të vdekur dhe 11 të plagosur pas fundosjes!

Bombardohet me dron anija tregtare turke në Detin e Zi, 2 të vdekur dhe 11 të plagosur pas fundosjes!

October 5, 2026
Kurti: Një ligj për Hagën pa stabilitet institucional rrezikon të dështojë! Zemërimi i qytetarëve sot, i drejtë

Kurti: Një ligj për Hagën pa stabilitet institucional rrezikon të dështojë! Zemërimi i qytetarëve sot, i drejtë

October 5, 2026
Komisioni i Ligjeve miratoi në parim Territorialen, shtohen 6 qytete të tjera me propozim të PS, por bashkitë do mbeten 46-të! Rinasi i kalon Tiranës

Komisioni i Ligjeve miratoi në parim Territorialen, shtohen 6 qytete të tjera me propozim të PS, por bashkitë do mbeten 46-të! Rinasi i kalon Tiranës

October 5, 2026
Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Euro bie në nivelin më të ulët në 17 muaj, shqetësimet për borxhin e Francës tronditin tregjet

October 5, 2026
“Nuk qëndrohet më në këtë Parlament!”- Berisha paralajmëron bojkot? Balla e këshillon: Uroj të mos e merrni atë vendim!

“Nuk qëndrohet më në këtë Parlament!”- Berisha paralajmëron bojkot? Balla e këshillon: Uroj të mos e merrni atë vendim!

October 5, 2026
Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Përvjetori i sulmit në Izrael, Netanyahu: Hamasi nuk do të ketë më kurrë pushtet në Gaza!

October 5, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

EMRI/ Bie nga kati i dytë i banesës ku po kryente punime, humb jetën 64-vjeçari në Gjirokastër! Policia arreston punëdhënësin

October 5, 2026
Ambasadori amerikan Wendt takohet me kreun e SPAK dhe e njeh me tre prioritetet e Trump: Luftë kundër krimit, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm!

Ambasadori amerikan Wendt takohet me kreun e SPAK dhe e njeh me tre prioritetet e Trump: Luftë kundër krimit, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com