• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“E dhimbshme të shohësh që Shqipëria nuk siguron asnjë gramë naftë”/ Karakaçi i përgjigjet Bozdos

by E S
07/05/2026 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, u shpreh këtë të enjte në seancën plenare, se Shqipëria, edhe pse e ka detyrim ligjor, nuk siguron dot asnjë gram naftë.

Në një interpelancë me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, deputeti i PD u shpreh se e rëndësishme është që të mos kishte mungesë rezervash.

“Është e dhimbshme të shohësh që Shqipëria, edhe pse ka një detyrim ligjor, nuk siguron sot asnjë gram naftë, jo më të mendosh që ta kemi të disponueshme në 90 ditë import, siç kërkon edhe ligji dhe direktiva e BE-së. Aq më tepër të mendosh që do të na vijë një kërkesë nga institucionet përkatëse, për ta liruar këtë rezervë. Shqipëria sot zotëron vetëm fjalë dhe është me duart lartë përballë një krize që nuk varet nga ne. E rëndësishme është që ne të kishim rezervat këtu, që t’i menaxhonim në mënyrën më të mirë të mundshme. Por ky projektligj, kurdo të miratohet, nuk ka për të zgjidhur absolutisht asgjë”, tha ndër të tjera Bozdo.

Karakaçi iu përgjigj se rezerva e sigurisë së hidrokarbureve përdoret vetëm kur ka mungesë së produktit dhe mungesë së furnizimit me naftë, që sipas tij, Shqipëria nuk rrezikohet në këtë pjesë.

“Besoj se është një gjë shumë e mirë kur shqetësimet e opozitës dhe qeverisë konvergojnë në një pikë. Kështu kemi dhe mundësinë të kontribuojmë në bashkë për kriza të ndryshme. Për fat të keq, në këto 7 vitet e fundit, vendi është përballur me kriza të ndryshme botërore, që kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë botërore, por edhe të vendit tonë. Për fatin e mirë, qeveria shqiptare ka arritur t’i menaxhojë më së miri këto kriza, duke mos lejuar që barra e tyre të mos bjerë mbi qytetarët. Kujtoj pandeminë e Covid-19, që ishte një test i fortë për kapacitetet shtetërore. Rezerva e hidrokarbureve nuk menaxhohet më nga shoqëritë tregtare, por nga agjencitë shtetërore.

Rezerva e sigurisë së hidrokarbureve është e implementueshme kur ka mungesë produkti në treg. Aktualisht, qeveria siguron se nuk ka pasur mungesa në furnizim dhe vendi ynë nuk është i rrezikuar për ndërprerjen e naftës. Rezerva e hidrokarbureve përdoret vetëm kur ka mungesë të produktit në treg”, u shpreh Karakaçi.

Next Post
Kufiri me Greqinë, Ministri i Jashtëm: Çështja në Hagë brenda vitit

Kufiri me Greqinë, Ministri i Jashtëm: Çështja në Hagë brenda vitit

Comments 1

  1. Leka says:
    3 months ago

    Cte jeqe ka qe shteti te kete nje rezerve karburanteshne rastet e riskut sic eshte dhe lufta USA -Iran

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

August 18, 2026
Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

August 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Durrës/ I riu plagoset me mjet prerës pas një sherri, dërgohet me urgjencë në spital

August 18, 2026
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhen emrat e të arrestuarve

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhen emrat e të arrestuarve

August 18, 2026
Rezoluta për SPAK-un/ Kuvendi kërkon shmangien e paraburgimeve dhe goditjen e pasurive të korrupsionit

Rezoluta për SPAK-un/ Kuvendi kërkon shmangien e paraburgimeve dhe goditjen e pasurive të korrupsionit

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com