• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E dënuar me vdekje që në barkun e nënës

by Alfons Çupaj
13/11/2018 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfons Çupaj

Mbi 33 mijë vajza nuk iu gëzuan dot jetës këto 28 vite në Shqipëri. Ato u dënuan mizorisht me vdekje që në barkun e nënës. Nuk patën mundësinë të shijojnë diellin, lindjet dhe perëndimet magjike të tij, nuk lozen dot me shoqet në cepet e pallateve, nuk i ndjenë ledhatimet e erës, as aromën e luleve.

33 mijë shpritra të dlirë, të pastër, të pamëkat e të papërlyer me poshtërsitë e kësaj bote, nuk  u lejuan ta shohin dritën. I vrau errësira e shpirtrave njerëzore, që enden të përhumbur në tokë, duke soditur madhështinë e tyre, buzë kanioneve të humnerës ku kanë rënë. Ato u vranë pabesisht, për fajin e vetëm se ishin vajza. U masakruan shtazërisht me bisturi që në barkun e nënës, u nxorën me përdhunë, sapo prindërit e tyre mësuan gjininë e tyre. Sepse për shqiptarët, vajza është humbje, ndërsa djali fitore.

Një qytet i tërë sa Puka, Burreli, Kukësi, Përmeti, Fushë-Arrëzi, Kopliku, Miloti, Laçi, Gramshi apo Peqini u ekzekutua në mënyrë barbare, jo nga pushtuesit, por nga vetë shqiptarët, referuar një dokumentari të publikuar në media.

Bilanc i tmerrshëm lufte.

Vrasje me paramendin.

Gjenocid i ligjëruar nga shteti ndaj popullatës së tij.

Një qytetet i tërë me vajza të bukura; bjonde, brune, sykaltra, syzeza, syjeshile, u vranë pa gjyq, në heshtje, nga dora gjakatare e prindërve të tyre dhe bluzat e bardha, në mitrën e nënës.

Mbi 33 mijë vajza të vrara, 33 mijë djem pa nuse, 33 mijë nëna pa fëmijë, 33 mijë familje më pak. Mbi 66 mijë prindër vrasës, mbi 33 mijë mjekë ekzekutorë, e qindra mijëra gojë të mbyllura. Kjo është padyshim masakra më e madhe që ka ndodhur në Shqipëri, që për nga makabriteti dhe sasia ja kalon edhe atyre të pushtuesve.

Globalizmi dhe hapja e Shqipërisë ndaj Perëndimit, duket se vetëm sa e ka thelluar rolin si shoqëri patriarkale. Dikur, festohej me pushke kur lindte djalë. Njoftohej farefisi, e të gjithë gëzonin dhe festonin se familja u shtua me një mashkull. Ndërsa kur lindte vajzë, njëfarë atmosefere dëshpëruese pushtonte muret e dhomës. “Asht vajze e ju preftë ora” thonin, por që gjithësesi i gëzoheshin jetës, edhe pse shiheshin si dorë e dytë në shumë familje.

Po sot? Sot i vrasim që në lindje! Në emër të të ashtuquajturit abort selektiv. I vrasim derisa të lindë djalë.

Një krim zinxhir, ku edhe unë e ti kemi pjesën e fajit tonë.

Por drama nuk mbaron me kaq. Pasi edhe kur i lëmë të jetojnë, i rrahim, i diferencojmë, i shtypim, i injorojmë, duke i shikuar si qënie të dorës së dytë. Rreth 30% e grave shqiptare të moshave 15-49 vjeç, kanë deklaruar se kanë përjetuar njërën nga format e dhunës; psikologjike, fizike, seksuale, pavarësisht statusit të tyre arsimor, social, fetar.

Është koha për t’i thënë mjaft këtij monstruoziteti! Çdo vajzë, është një nënë, një motër, një grua për ty. /Javanews

Next Post
‘Unaza e Re’/ Deputetët e PD dhe disa protestues djegin goma makinash në rrugë

FOTO/ Protesta te 'Unaza e Re' merr karakter politik, protestuesit djegin flamurin e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com