• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E denoncoi vartësi, zbardhet padia kundër kryebashkiakut të Librazhdit për dosjen e 12 viteve më parë

by Java News
03/02/2020 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Përgjithshme nisi verifikimin për të kaluarën e kryebashkiakut të Librazhdit, Kastriot Gurra duke kërkuar formularin e vetëdeklarimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por kush e kërkoi? Kallëzimi është depozituar pranë prokurorisë së përgjithshme nga Lëvizja Qytetare Sopoti, me përfaqësues Rexhep Hanën, audit i brendshëm në bashkinë e Librazhdit, thuhet në dokument. Rexhep Hana kërkon që të verifikohet dhe hetohet Kastriot Gurra, që është eprori i tij, pasi sipas tij, ka indicie dhe dyshime se në vitet 2007-2008 kryebashkiaku aktual ka falsifikuar vulën e Drejtorit të Ujësjellësit në Librazhd.

Në atë kohë, pra 12 vite më parë, sipas kallëzimit, prokuroria (dosja 994) nisi hetimet për Gurrën me akuzën se falsifikoi vulën e ujësjellësit për formimin e një bordi të ri me qëllimin vendosjen e një drejtori të ri në krye të ujësjellësit. Gurra, sipas kallëzimit asokohe ishte shpallur në kërkim. Por këtë pjesë të së kaluarës së tij, sipas padisë së Rexhep Hanës, Kastriot Gurra nuk e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit dhe për këtë sipas tij është në kushtet e ndalimit.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Kastriot Gurra, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për tu zgjedhur në një funksion të larte publik, në kuptim të nenit 2 të ligjit nr 138/2015. Ai në vitin 2008 ka qënë në hetim nga Prokuroria e Rrethit gjyqësor Elbasan për procedimin penal nr 944, vepra penale “Fallsifikim i vulave i stampave ose formularëve, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, neni 188 Kodi Procedurës Penale” thuhet në padi ndër të tjera.

Rexhep Hana i kërkon prokurorisë që të mbledhë provat, ndërsa PD-së i kërkon që të ndjekë këtë kallëzim. Në fund të kallëzimit Hana thotë se disponon dosjen e plotë 994 të vitit 2008 të prokurorisë dhe nëse i nevojitet organit të akuzës është gati t’ia vendosë në dispozicion prokurorisë së Përgjithshme. Kastriot Gurra në 30 Qershor të vitit të kaluar mori mandatin e dytë në krye të bashkisë së Librazhdit. Deri tani emrat e kryebashkiakëve të denoncuar nga Partia Demokratike janë; Valdrin Pjetri i Shkodrës që u largua, Agim Kajmaku i Vorës po ashtu u largua, Mark Babani i Vaut të Dejës, Agron Malaj i Matit dhe Qerim Ismailaj i Mallakastrës. /shqiptarja.com/

Next Post
Sulmi me 3 të vdekur në bazën ajrore në Florida, Al-Qaeda merr përgjegjësinë

Sulmi me 3 të vdekur në bazën ajrore në Florida, Al-Qaeda merr përgjegjësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In