• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E denoncoi që nga 2018, Basha nxjerr VIDEON: Çyrbja, anëtar i bandës së Emiljano Shullazit

by A R
22/10/2024 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politikani demokrat Lulzim Basha ka nxjerr një video një video me deklaratat e tij për ish-deputetin Jurgis Çyrbja, i cili dy ditë më parë është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për disa vepra penale. Ai akuzohet për dekonspirimin e operacioneve policore, për miqtë e tij kriminelë.

“Jurgis Çyrben e zgjodhi krimi në vitin 2017. Jurgis Çyrben e zgjodhi krimi edhe në vitin 2021. Por krimi nuk do të mund ta zgjidhte atë pa bekimin e Edi Ramës, i cili e futi dhe e mbajti atë në listë. Sepse Rama kërkonte pushtetin për veten e tij dhe jo për shqiptarët”, shkruan Lulzim Basha.

Siç shihet dhe në videon që ai ka publikuar, prej 2018 e ka denoncuar vazhdimisht Jurgis Çyrbjan duke e konsideruar anëtar të bandës së Emiljano Shullazit, që me bekimin e kryeministrit u bë dhe anëtar i Parlamentit të Shqipërisë.

“Deputeti i Edi Ramës, me bekimin e tij, ka dekonspiruar aksionet e policise, duke i shërbyer personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për t’u shpëtuar arrestimeve nga policia. Në këmbim, këta persona i siguronin atij votues për ta mbështetur si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit”, vijon reagimi.

Lulzim Basha thotë se të turpëruar duhet të ndihen edhe kolegët e tij opozitarë që për tre vite e fajësuan atë për humbjen e zgjedhjeve. Ish-kryetari i PD kërkon vetting të politikës.

“Ata opozitarë që, tre vite më parë, i fërkonin barkun Edi Ramën duke më fajësuar mua dhe duke legjitimuar krimin zgjedhor në Shqipëri, sot duhet të ndihen të paktën të turpëruar. Që Shqipëria t’i kthehet normalitetit sa më parë, duhet të bëhet vetting-u i politikanëve dhe ndarja e politikës nga krimi”, përmbyll Lulzim Basha.

/a.r

Next Post
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Dita kur Ilir Meta vdiq!

Comments 1

  1. Leka says:
    1 year ago

    Nese ka viting per politikanet ti je i pari qe duget te largohesh. Ke vjedh 230 milion $ te rruges se kombit dhe ke dhan urdher oer vradjen e kater deshmoreve ne bulevard.Do japesh llogari per 21 Janarin bashke ne Saliun

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In