Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përjashtuar nga seanca deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka. Sipas raportimeve, Noka e ka fyer me një fjalë të rëndë Spiropalin, por kjo pa mikrofon, çka për momentin e bën të pamundur zbulimin e fjalës së përdorur.
Përveç përjashtimit të Nokës, Spiropali ndërpreu përkohësisht seancën.
“Je i përjashtuar nga seanca, vazhdo ik atje”, i tha Spiropali Nokës. “E dëgjoni gjuhën e tij? Largohu nga foltorja. Nuk duroj as fyerje, as zaptim foltoreje”.
Pjesë nga replikat
E dëgjon gjuhën e atij ti. Largohu nga foltorja, Zoti Noka largohuni nga foltorja.
Noka: Më jep fjalën.
Jo e përfundove, nuk ishte për procedurë.
Je i përjashtuar nga seanca. Nuk duroj fyerje as zaptim foltoreje. Largohu se je i përjashtuar. Zoti Bylykbashi ka fjalën.
Noka nuk largohet nga foltorja
Spiropali: 5 minuta pushim.











