• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E dashur Kosovë, të pëlqen Albin Kurti? Është si Berisha, ndaj ti vendos!

by Alba Malltezi
01/02/2021 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Albin Kurti ripropozohet si kryeministër i Kosovës. Kam besim në zemrën dhe në zgjedhjet e popullit të Kosovës. Ndër shqiptarë, u lindën dhe u rritën më të lirë nën ish-Jugosllavi, kur ne përpëliteshim në rrjetën më të tmerrshme dhe mbytëse të lirisë që qëndisi “shqiptari” Enver Hoxha me të tijët në Shqipëri. Shqiptarët e Kosovës edhe pse nën serb dhe kaluan tortura të papërshkruara me fjalë, njohin më shumë se ne lirinë, pronën, drejtësinë, dhe njeriun e drejtë, të paqtë dhe të mirë. E kanë treguar. Faktet dhe zgjedhjet që kanë bërë e kanë treguar më mirë se 1000 fjalë.

Edhe fjalët e Albin Kurtit ishin ndër më të bukurat të thëna nga një shqiptar, por të ndryshme qëlluan veprimet e tij. I paekuilibruar dhe i pamatur me pushtetin në dorë, tregoi se si qëllimet e mira, kur ngjitesh në majën e tempullit të pushtetit, mund të corientojnë dhe dëmtojnë.

Tani ripropozohet, shumë prej tij presin të përmirësohen dhe të ndryshojnë. Do të ishte një mrekulli, por dyshoj duke parë disa zgjedhje të tij. “Më thuaj me kë rri, të të them se cili je”, thonë fjalët e urta të popullit shqiptar. Albin Kurti në Shqipëri zgjodhi haptazi e qartazi Sali Berishën dhe politikën e tij si të ngjashëm dhe doli krah tij për t’i orientuar shqiptarët duke treguar se jam si ai. Kandidatët e Vetëvendosjes kanë nisur të propozohen edhe në Shqipëri. Vetëm dy pyetje: A po respektojnë ligjin në prezantimin e kandidaturës? A janë regjistruar ata ne gare duke u treguar të përulur e të thjeshtë ndaj rregullave elementare të demokracisë?

Thënë kjo, ose më mirë, e bërë kjo, u takon shqiptarëve të Kosovës të bëjnë zgjedhjen që duan. Nga Shqipëria mund të dëshmojmë vetëm se Sali Berisha ndoshta mund të jetë një baba i mirë, një gjysh i mirë, një bashkëshort i mirë, por e gjithë politika e prodhuar në këtë tranzicionin tonë të gjatë e të lodhshëm në Shqipëri ishte politika e klanit, jo e shtetit, politika e fisit, jo e shqiptarëve. Është e vërtetë, kush iu bind Sali Berishës arriti parajsën pasurore dhe të lirisë individuale, por kush nuk qe dhe nuk është dakord me të, shpesh pa ferrin në tokë e vazhdon ta shohë përmes lincimeve publike nga më të egrat të prodhuara nga një politikan e ish-burrë shteti në vetë të parë, në një vend që synon të jetë europian dhe në Europë.

Dhe nga “masakra” e Sali Berishës, idhullit të Albin Kurtit nuk shpëtojnë as shqiptarë dhe as të huaj. Sot keni të freskët letrën e lamtumirës së shefes së ONM, Genoveva Ruiz Calavera. E palëkundur për të vazhduar reformimin e drejtësisë nga sistemi më i deformuar që është parë ndonjëherë të instalohet pas atij të diktaturës, por e lënduar nga ato sulme cnjerëzore që vetëm një politikan si Sali Berisha dhe ndjekësit e tij dinë të bëjnë ndaj kundërshtarëve:

“…Më vjen keq që gjatë muajve të fundit, institucionet e vetingut, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë dhe stafi i tij kanë qenë shënjestër e një trysnie të paprecedentë dhe të padrejtë, keqinformimit dhe sulmeve e shpifjeve personale. Kjo po u shkakton shumë dhimbje dhe vuajtje personale atyre që janë më se të përkushtuar për ta ndihmuar Shqipërinë. Këto sulme synojnë ta shmangin reformën dhe të dëmtojnë zbatimin e saj të mëtejshëm.

Por në vend që ta dobësojnë vendosmërinë tonë, ato na japin një shtysë të përtërirë, pasi ato vërtetojnë se reforma funksionon dhe se rezultatet e saj kanë nisur të prekin interesat personale dhe individët që kanë përfituar jashtëzakonisht shumë nga një status quo thellësisht e korruptuar…” shkruan një grua si Calavera e që nuk është e vetme. I kujtoni fjalët për Ina Ramën, për ambasadorët?

Politika “alla Sali Berisha” është ndër më të shëmtuarat politika të instaluara në Ballkanin Perëndimor dhe Albin Kurti kishte shancin të ishte një politikan ndryshe, por nuk arriti dot. Ai haptazi në takime e preferenca tregoi se i pëlqen ajo cka Berisha në Tiranë prodhoi. I pëlqen e njëjta gjë dhe Kosovës? Është koha të reflektojë. Ndryshe egërsia, egërsia dhe vetëm egërsia, është ajo që Albin Kurti nga Sali Berisha e të tijët do të mundë në Kosovë, nga Shqipëria, të importojë.(Shqiptarja.com)

Next Post
Studimi: Virusi COVID aktivizon anti-trupat e prodhuara nga infeksionet e mëparshme të koronaviruseve

Brazili është në luftë me kohën edhe për shkak të variantit të ri të COVID P1

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com